
Një rast kërcënimi është raportuar nga disa institucione të shtetit shqiptar. Emaili me përmbajtje shqetësuese u është dërguar rreth 150 adresave elektronike nga një person që e identifikon veten si "udhëheqësi i milicisë serbe" i cili pretendon se ka vendosur bomba nëpër institucione. Në mesazhin kërcënues thuhet se sulmet ndaj shqiptarëve do të vazhdojnë derisa Kosova të njihet si territor i Serbisë.
“Përshëndetje. Jam udhëheqësi i Milicisë Serbe. Kemi ardhur të hakmerremi ndaj jush. Sapo kam vendosur personalisht një mjet shpërthyes në ndërtesën tuaj. Shpërthimi do të ndodhë pas një ore. Nga ju do të mbeten vetëm copa mishi. Do të vrasim shqiptarë derisa ta njihni Kosovën si territor të Serbisë. FAT TË MBARË”- thuhet në email.
Policia ka nisur punën për identifikimin e personit që ka dërguar emailin. Versus.al

