E premte, 9 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Jam udhëheqësi i Milicisë Serbe, do marr hak”, e-mail-i kërcënues ndaj institucioneve ishte fals

Një email me përmbajtje kërcënuese, që pretendonte se ishte vendosur një mjet shpërthyes në ndërtesat e disa institucioneve në Shqipëri, rezultoi i rremë.

Mesazhi, i cili përmbante kërcënime me shpërthim dhe vrasje për motive që lidhen me Kosovën, u dërgua në disa adresa elektronike dhe iu shpërnda rreth 140 personave.

Reklamë

“Përshëndetje. Jam udhëheqësi i Milicisë Serbe. Kemi ardhur të hakmerremi ndaj jush.

Sapo kam vendosur personalisht një mjet shpërthyes në ndërtesën tuaj. Shpërthimi do të ndodhë pas një ore. Nga ju do të mbeten vetëm copa mishi.

Reklamë

Do të vrasim shqiptarë derisa ta njihni Kosovën si territor të Serbisë. FAT TË MBARË”, thuhet në e-mailin kërcënues.

Pas verifikimeve, kërcënimi rezultoi i rremë. Ndërkohë, mbetet e rëndësishme të sqarohet nëse autoritetet kanë identifikuar personin përgjegjës për dërgimin e mesazhit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.