E premte, 9 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Moti i keq lë pa energji pjesën më të madhe të Lezhës, linja e tensionit të mesëm bie mbi banesa, alarm te banorët

Problemet në rrjetin elektrik kanë lënë pa energji një pjesë të madhe të Bashkisë Lezhë, pas motit të keq të orëve të fundit. Defekte janë konstatuar në katër fidra, duke ndërprerë furnizimin me energji në disa njësi administrative dhe zona të qytetit.

Ndërprerjet janë raportuar në Kallmet, Dajç, Blinisht, Shënkoll, Kolsh dhe Zejmen, si dhe në disa lagje të Lezhës. Përveç reshjeve dhe kushteve atmosferike, problem mbetet edhe amortizimi i rrjetit elektrik. Grupet e OSHEE-së janë angazhuar për riparimin e defekteve dhe rikthimin e furnizimit.

Reklamë

Një situatë problematike është regjistruar edhe në lagjen “Skënderbej”, ku një linjë e tensionit të mesëm ka rënë mbi disa banesa, duke shkaktuar alarm te banorët. Në njërën prej shtëpive janë konstatuar dëmtime të pajisjeve elektrike.

Defekti është riparuar nga ekipet e ndërhyrjes, por banorët kërkojnë një zgjidhje përfundimtare, përfshirë zhvendosjen e linjës, për të shmangur rrezikun për banesat dhe njerëzit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.