Aktualitet

Shira dhe vranësira, mos prisni mot të mirë!

Ditën e sotme, vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurtra kthjellimesh. Reshjet e shiut nisën që në orët e para, duke përfshirë pjesën më të madhe të territorit.

Sipas parashikimit meteorologjik, reshjet do të jenë kryesisht me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim pritet të regjistrohen reshje me intensitet mesatar deri të lartë. Në këtë zonë, shiu shoqërohet herë pas here me shtrëngata afatshkurtra dhe shkarkesa elektrike.

Gjatë ditës, reshjet do të vijojnë të jenë prezente, kryesisht me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar.

Era fryn kryesisht nga drejtimi juglindje-jugperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era forcohet herë pas here, duke arritur shpejtësi deri në 14 m/s. Ndërkohë, në det parashikohet valëzim i forcës 2-3 ballë.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.