E premte, 9 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

U arrestua nga hetuesit e BKH, Gjykata e Posaçme nxjerr nga burgu administratotrin e inceneratorit të Elbasanit

Gjykata e Posaçme la në “Arrest në shtëpi” për administratorin e shoqërisë “ECO-ELB”, Leli Kaja, i cili u arrestua të hënën nga hetuesit e BKH-së.

Ai dyshohet për veprën penale të korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike. Sipas SPAK, Kaja dyshohet se ka kërkuar dhe marrë 400 mijë lekë nga administratori i një operatori ekonomik, në këmbim të moskryerjes së detyrave të tij ligjore.

Shuma e parave u gjet dhe u sekuestrua gjatë kontrollit personal pas arrestimit të tij. Hetimet për rastin vijojnë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.