Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ekuador/ Goditet rrjeti i trafikut të kokainës drejt Europës, 21 të arrestuar. Trafikuan mbi 42 tonë drogë

    Debatet në PS për miratimin e Territoriales, Rama: Mos bëni hesape pa hanxhinë, votimi i dha Shqipërisë një shtysë modernizuese

    Moti i keq/ Rrugët e Durrësit nën ujë, vështirësi në qarkullimin e automjeteve

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Debatet në PS për miratimin e Territoriales, Rama: Mos bëni hesape pa hanxhinë, votimi i dha Shqipërisë një shtysë modernizuese
    Kryesore

    Debatet në PS për miratimin e Territoriales, Rama: Mos bëni hesape pa hanxhinë, votimi i dha Shqipërisë një shtysë modernizuese

    October 9, 2026
    Debatet në PS për miratimin e Territoriales, Rama: Mos bëni hesape pa hanxhinë, votimi i dha Shqipërisë një shtysë modernizuese

    Ndonëse miratimi i hartës së re territoriale u shoqërua me kritika nga vetë radhët e Partisë Socialiste, përfshirë deputetin Erion Braçe i cili ishte ndër më të ashprit, kryeministri Edi Rama e cilëson miratimin e reformës si një tjetër shtysë modernizuese për Shqipërinë.

    Pasi Territorialja mori 85 vota pro në Kuvend, në një reagim të shkurtër në platformën X, Rama përcolli një mesazh për ata që sipas tij kishin bërë llogari të gabuara për qëndrimin e socialistëve. Kryeministri shkroi se votimi tregoi edhe një herë se askush nuk duhet të bëjë “hesape pa hanxhinë” me Partinë Socialiste.

    “Përtej të gjithë debateve të brendshme, spekulimeve të jashtme dhe peripecive të një kohe të ngatërruar nga gjithfarë duarsh të pista, ca të dukshme e ca të padukshme po jo të pazbuluara tanimë, votimi i mbrëmshëm në Kuvend i dha Shqipërisë një tjetër shtysë modernizuese. Dhe nga ana tjetër, u tregoi edhe njëherë të gjithë atyre që e kishin të nevojshme, se nuk duhet të bëjnë asnjëherë “hesape pa hanxhinë” me Partinë Socialiste”, shkroi Rama.

    46 bashki bashkitë në Shqipëri debatet në PS deklarata e Ramës Edi rama Kuvendi i Shqipërisë mazhoranca socialiste miratimi i Territoriales modernizimi i Shqipërisë Ndarja territoriale organizimi territorial Partia Socialiste politika shqiptare pushteti vendor qeverisja vendore reforma administrative Reforma Territoriale votimi i Territoriales zhvillimi vendor
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ekuador/ Goditet rrjeti i trafikut të kokainës drejt Europës, 21 të arrestuar. Trafikuan mbi 42 tonë drogë

    October 9, 2026

    Debatet në PS për miratimin e Territoriales, Rama: Mos bëni hesape pa hanxhinë, votimi i dha Shqipërisë një shtysë modernizuese

    October 9, 2026

    Moti i keq/ Rrugët e Durrësit nën ujë, vështirësi në qarkullimin e automjeteve

    October 9, 2026

    Reshje shiu në vend/ Paralizohet Tirana, radhë kilometrike në akset kryesore të kryeqytetit

    October 9, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    “Paratë po vijnë”: 3 shenja të Horoskopit që hyjnë në një periudhë të begatë më 4 tetor

    Horoskopi i ditës: Surpriza në dashuri, mundësi të reja dhe kujdes me financat – çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.