Celebrities Gossip Showbiz

Françeska Murati shqetëson ndjekësit: “Desh ika në botën tjetër…”

Ish-banorja e njohur e “Big Brother VIP Albania”, Françeska Murati, ka ndarë me ndjekësit një moment të frikshëm që i ka ndodhur teksa po ecte në rrugë. Përmes një postimi në Instastory, Françeska ka publikuar foton e një pusete të hapur në mes të trotuarit, pa asnjë mbulesë apo shenjë paralajmëruese.

Ajo ka treguar se për pak nuk përfundoi brenda saj, teksa shkak për momentin e rrezikshëm ishte shpërqendrimi nga telefoni. “Dy sekonda u hutova në tel dhe desh ika në botën tjetër”, ka shkruar Françeska me humor, duke publikuar edhe foton ku këmbët e saj shihen vetëm pak centimetra larg pusetës së hapur. Pavarësisht frikës së momentit, Françeska fatmirësisht nuk pësoi dëmtime dhe situata kaloi pa pasoja të rënda.

 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.