Gjykata e Posaçme ka vendosur lënien në arrest shtëpie të Leli Krajës, administratorit të inceneratorit të Elbasanit që u arrestua disa ditë më parë për ryshfet.
Avokati Lefter Xhengo theu bojkotin për t'u paraqitur në seancë plenare.
Kraja u arrestua në flagrancë sapo kishte marrë shumën prej 4 milionë lekësh si ryshfet nga një biznesmen këmbim të moskryerjes së detyrave që i ngarkon ligji. Kompania "Eco Elb" që administrohej nga Kraja rezulton të jetë kompani publike në pronësinë e bashkisë Elbasan e cila ka 52% të aksioneve dhe supozohet të trajtojë mbetjet urbane të gjithë qarkut përfshirë dhe inceneratorin që nuk ekziston. Versus.al

