Everest Kazheli emërohet në krye të Kadastrës në Elbasan

9 Tetor 2026 | 10:35

Everest Kazheli është emëruar drejtor i Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) në Elbasan, duke zëvendësuar Ester Isain, e cila mbante këtë detyrë e komanduar që prej fillimit të vitit 2026.

Me origjinë nga Vlora, Kazheli drejtonte deri pak ditë më parë Drejtorinë Vendore të Kadastrës në Fier. Më herët, ai ka qenë në krye edhe të strukturës së ASHK-së në Lushnjë, duke fituar përvojë në administrimin e shërbimeve dhe procedurave kadastrale.

Të dhënat e performancës së ASHK-së në Elbasan tregojnë se gjatë vitit 2025 janë ofruar 90,210 shërbime kadastrale, nga 73,353 që u regjistruan një vit më parë. Rritje është shënuar edhe në procesin e legalizimeve. Gjatë vitit të kaluar u miratuan 1,864 vendime për legalizimin e objekteve pa leje, kundrejt 757 vendimeve në vitin 2024.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kreu i SPAK-ut pret komisionerin evropian McGrath, në fokus të takimit Kodi Penal dhe retorika politike ndaj institucionit

Komisioneri Evropian për Demokracinë, Drejtësinë, Shtetin e së Drejtës dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Michael McGrath, është pritur në një takim nga kreu i SPAK, Klodian...
10:09 | 09/10/2026

“Jam udhëheqësi i Milicisë Serbe”, mesazhe elektronike për bomba në disa institucione, dyshohet për alarme false

Disa institucione kanë marrë mesazhe elektronike kërcënuese për vendosjen e bombave. Pas sinjalizimeve, strukturat e Policisë së Shtetit kanë nisur verifikimet për të vlerësuar situatën...
09:41 | 09/10/2026

Reshjet e shiut përfshijnë Vlorën, qarkullimi i mjeteve vijon pa probleme (VIDEO)

Qyteti i Vlorës është përfshirë nga reshjet e shiut me intensitet të moderuar, të cilat kanë nisur që në orët e para të mbrëmjes, me...
09:30 | 09/10/2026