Bota

VIDEO/Presidenti polak futet në ring me Manny Pacquiaon!

Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, ka befasuar gjatë vizitës zyrtare në Filipine, duke u futur në ring për një stërvitje boksi me legjendën Manny Pacquiao. Nawrocki zhvilloi një sparing me Pacquiaon, i cili konsiderohet një prej boksierëve më të mëdhenj në histori dhe është i vetmi boksier që ka fituar tituj botërorë në tetë kategori të ndryshme të peshës.

Presidenti polak ndodhet në Filipine nga 6 deri më 8 tetor, në kuadër të vizitës së tij zyrtare. Kjo është vizita e parë e një presidenti polak në detyrë në Filipine. Takimi me Pacquiaon dhe stërvitja në ring ishin pjesë e aktiviteteve të Nawrockit gjatë qëndrimit në vendin e Azisë Juglindore.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.