E premte, 9 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vlorë/ Kanalizimet nuk përballojnë reshjet, përmbyten rrugët kryesore të qytetit

Reshjet e shiut me intensitet të lartë, ndonëse me kohëzgjatje të shkurtër, kanë shkaktuar problematikat e para në qytetin e Vlorës. Uji ka pushtuar disa nga rrugët kryesore, ndërsa sistemi i kanalizimeve nuk ka arritur ta largojë atë në kohë.

Prezencë e konsiderueshme uji është konstatuar në bulevardin “Ismail Qemali”, bulevardin e Palmave, si dhe në disa rrugë të brendshme të lagjeve të qytetit.

Reklamë

Sipas Bashkisë së Vlorës, Hidrovori është vënë në punë, por aktualisht nuk funksionon me kapacitet të plotë për shkak të mungesës së dy pompave.

Autoritetet bëjnë me dije se uji pritet të tërhiqet në një kohë të shkurtër, duke argumentuar se situata është krijuar si pasojë e mbingarkesës së rrjetit të kanalizimeve nga prurjet e shumta të ujit.

Reshjet e pakta në kohë, por me intensitet të lartë, kanë rikthyer shqetësimet për përballimin e ujërave atmosferike në qytet, veçanërisht në zonat ku grumbullimi i ujit vështirëson qarkullimin e mjeteve dhe të këmbësorëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.