Email kërcënues për bombë në Gjykatën e Shkodrës, stafi evakuohet nga godina
Një email kërcënues i mbërritur këtë të premte në adresat zyrtare të institucioneve shtetërore në Shqipëri ka shkaktuar alarm, pas pretendimeve për vendosjen e mjeteve shpërthyese në godina institucionale.
Pas marrjes së mesazhit, stafi i Gjykatës së Shkodrës ka dalë jashtë ambienteve të institucionit, ndërsa situata ka ngritur shqetësime për sigurinë.
Në email, dërguesi prezantohet si drejtues i të ashtuquajturës “Milicia Serbe” dhe kërcënon me shpërthime në institucionet shqiptare, duke e lidhur këtë me kërkesën që Kosova të njihet si pjesë e Serbisë.
Mesazhi përmban kërcënime të drejtpërdrejta ndaj shqiptarëve dhe paralajmëron për një shpërthim brenda një ore. Megjithatë, pretendimet e dërguesit për vendosjen e mjeteve shpërthyese mbeten për t’u verifikuar nga autoritetet përgjegjëse.
Ky është mesazhi i plotë kërcënues i mbërritur në adresat zyrtare:
“Përshëndetje. Jam udhëheqësi i Milicisë Serbe. Kemi ardhur të hakmerremi ndaj jush. Sapo kam vendosur personalisht një mjet shpërthyes në ndërtesën tuaj. Shpërthimi do të ndodhë pas një ore. Nga ju do të mbeten vetëm copa mishi. Do të vrasim shqiptarë derisa ta njihni Kosovën si territor të Serbisë. FAT TË MBARË”.
Mesazhet për vendosjen e bombave në disa institucione, policia: Nuk është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese
Lirohet nga burgu administratori i inceneratorit të Elbasanit, GJKKO e lë në arrest shtëpie
Everest Kazheli emërohet në krye të Kadastrës në Elbasan
- 10:52 Mesazhet për vendosjen e bombave në disa institucione, policia: Nuk është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese
- 10:47 Lirohet nga burgu administratori i inceneratorit të Elbasanit, GJKKO e lë në arrest shtëpie
- 10:35 Everest Kazheli emërohet në krye të Kadastrës në Elbasan
- 10:19 OKB: El Niño pritet të zgjasë deri në shkurt, arrin fuqi rekord në dhjetor
- 10:09 Kreu i SPAK-ut pret komisionerin evropian McGrath, në fokus të takimit Kodi Penal dhe retorika politike ndaj institucionit
- 10:02 Pentagoni harton planin e goditjes tre-ditore ndaj Iranit, tri aeroplanmbajtëse drejt Lindjes së Mesme