VIDEO/ Mjaftuan vetëm pak orë shi, rruga u kthye në “lumë”, çfarë ndodh në Bulqizë

Kanë mjaftuar vetëm pak orë reshje shiu që rruga mes dy lagjeve të qytetit të Bulqizës të pushtohet nga uji. Problemi është rikthyer njësoj si vitin e kaluar kur reshjet e shiut përmbytnin këtë rrugë, për shkak se kanali ujëmbledhës nga Qafa e Buallit nuk e përballonte sasinë që mblidhej në të dyja anët e luginës.

Sasia e madhe e ujit e grumbulluar në hyrje të terminalit të autobusëve ka vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve.

Të lidhura

None found

Drejtuesit e mjeteve shprehen se kjo situatë, është kthyer problematike sa herë ka reshje shiu dhe se duhet të ketë ndërhyrje për zgjidhje të përhershme.

Probleme janë shkaktuar edhe në rrugën e Arbrit tek ura mes dy lagjeve të Bulqizës.

 


Shtuar më 9.10.2026 10:58

Quantcast