9 Tetor 2026, 10:45
Nga Enkeleda Memisha

Shqipëria, me një sipërfaqe relativisht të vogël, ka një trashëgimi të pasur natyrore dhe kulturore, të lashtë, të pasur me histori dhe me biodiversitet të përqëndruar në të gjitha zonat e mbrojtura. Pozicionimi i saj gjeografik, në pjesën perëndimore të Gadishullit të Ballkanit, ka bërë që në territorin e Shqipërisë të kryqëzohen një sërë rrugësh dhe kulturash të ndryshme që nga antikiteti e deri në ditët e sotme. Kjo trashëgimi ka nxitur interesin e turistëve të huaj për të vizituar Shqipërinë, në të gjitha destinacinet e saj turistike, natyrore dhe kulturore.
Shqipëria është anëtare e UNESCO-s (Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara ) një prej agjencive të specializuara të OKB-ës, që prej vitit 1958. E ndodhur nën rregjimin komunist, nuk u rregjistrua asnjë sit në këtë Listë deri në vitin 1992, vit, në të cilin për herë të parë Butrinti përfshihet si pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore për vlerat e tij të papërsëritshme, Unikale si një qytet ku kanë bashkëjetuar qytetërime të ndryshme. Pas këtij viti Shqipëria do të ketë rregjistrime të tjera në Listën e Trashëgimisë Botërore dhe këto sigurisht do të kenë një rol të jashtëzakonshëm për ta njohur vendin në arenën ndërkombëtare pas daljes nga rregjimi komunist në aspektin pozitiv duke ndikuar keshtu edhe në rritjen e numrit të turistëve.
Për dekada, monumentet u trajtuan si barrë e shtetit, jo si aset. Në periudhën mes viteve 2014-2018, shteti investoi vetëm 68 milionë lekë për 689 monumente, pra më pak se 100 mijë lekë për monument në vit, një shumë krejtësisht e papërfillshme. Kjo neglizhencë historike që zgjati me vite solli dëmtime shpesh të pariparueshme, shembje, lagështi dhe humbje të mëdha.
Pas tërmetit të vitit 2019 dhe pas pandemisë, Turizmi Kulturor u bë prioritet kombëtar dhe buxheti nga të ardhurat që vinin prej tij pati rritje.
Pyetja kyçe që shtron ky artikull është: Cilët janë investitorët konkretë që paguajnë sot për ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore? A janë kompanitë e mëdha shqiptare si Kastrati Group, Balfin Group, Concord Investment, Salillari dhe shumë të tjerë, apo asnjë nga këta më sipër? A janë këta investitorë aktorë të jashtëm?
Investitori Publik - Shteti Shqiptar
Investitori i parë dhe më i madh mbetet shteti shqiptar. Sipas drejtoreshës së Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, Znj. Mitrojorgji, për periudhën 2024-2025 ka një rritje prej 300% në vlerën e investimeve. Flitet konkretisht për rreth 40 pasuri kulturore të shpërndara në të gjithë territorin, nga site arkeologjike si Amantia, Orikumi dhe Apolonia, nga kalatë dhe fortifikime si ato të Borshit, Kaninës, Beratit dhe Gjirokastrës, si dhe objekte kulti si kisha bizantine dhe xhami të rralla.
Buxheti zyrtar i miratuar për zërin "Trashëgimia Kulturore dhe muzetë" për vitin 2024 arriti në 1,139,378,000 lekë, pra rreth 11.4 milionë euro. Për vitin 2026, ministri Blendi Gonxhja ka deklaruar se buxheti për institucionet kulturore është 173 milionë lekë, me një rritje prej 261% krahasuar me 2024. Sigurisht, kjo është një shumë e konsiderueshme dhe jashtëzakonisht e nevojshme për gjendjen në të cilat gjenden sot shumë objekte të Trashëgimisë Kulturore.
Problemi kryesor sot është pronësia. Shumë monumente ndodhen në toka private të cilat në shumicën e rasteve janë me konflikte pronësie, ç’ka bllokon investimin në këto objekte.
INVESTITORËT NDËRKOMBËTARË
Investitori i dytë dhe më i rëndësishmi në terren është Banka Botërore, përmes Projektit për Zhvillimin e Integruar Urban dhe të Turizmit (PIUTD). Ky projekt, me vlerë dhjetëra milionë euro, ka restauruar 12 zona kryesore dhe ka rehabilituar rreth 200,000 metra katrorë hapësira publike me kalldrëm, ndriçim dhe fasada. Falë këtij projekti, Kalaja e Beratit dhe e Gjirokastrës duke qenë edhe pjesë e Listës Botërore të UNESCO-s nuk janë më vetëm mure, por itinerare turistike për të cilat interesi kombëtar dhe ai i turistëve të huaj është gjithnjë e më shumë në rritje. Banka Botërore nuk investon për zhvillimin e Artit dhe Kulturës në këtë rast por, nëpërmjet tyre ndikimi është i drejtëpërdrejtë në zhvilimin ekonomik.
Investitori i tretë është Bashkimi Evropian përmes programit EU4Culture, me vlerë mbi 40 milionë euro. Pas tërmetit 2019, ai mori përsipër restaurimin e Mozaikut të Tiranës, Muzeut Kombëtar, Kalasë së Krujës. Është i vetmi program që ka sjellë në vend standarde evropiane,
Investitori i katërt është Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, AADF. Ai ka financuar restaurimin e Pazarit të Gjirokastrës, shtëpive në Korçë dhe Berat dhe krijimin e muzeve të rinj. Modeli i tij është blerja e një ansambli të rrënuar, restaurimi dhe kthimi në ekonomi funksionale.
KOMPANITË E MËDHA - MANE DHE DULAKU*
Samir Mane, përmes Mane Foundation, themeluar në muajin qershor të vitit 2023, është i vetmi që ka një strategji të qartë për kulturën. Ai nuk ka restauruar asnjë kala, por ka investuar në dy drejtime: E para është Galeria GOCAT, galeria më e madhe e artit bashkëkohor në Tiranë, hapur më 31 maj 2024, me hapësirë falas për artistët. E dyta është albumi "Cultural Heritage", dokumentim fotografik i trashëgimisë. Në vitin 2023, Fondacioni deklaroi 50 projekte për 37,000 përfitues. Në këtë mënyrë, kjo kompani investon në promovimin e Trashëgimisë Kulturore.
Nga ana tjetër kompania shqiptare, Concord Investment, me ivestitorin e saj është i vetmi oligark që ka investuar direkt në monumentet kulturore. Ai ka financuar rindërtimin e plotë të Manastirit të Shën Prodhromit në Voskopojë të Korçës, monument kategorie e shkallë së parë, si dhe rindërtimin e Galerisë Kombëtare të Arteve në vitin 2009.
Investitorët e tjerë dhe Boshllëku Ligjor
Kastrati Group përmendet shpesh si financues i projekteve kulturore. Në realitet, nuk ekziston asnjë projekt i verifikuar ku Kastrati ka restauruar një monument kulturor apo ka qene bashkëfinancues. Kastrati investon kryesisht si sponsor imazhi, jo në cështje të tilla si ruajtja e trashëgimisë.
Një pjesë e madhe e investitorëve të tjerë të mëdhenj në Shqipëri nuk kanë asnjë investim të dokumentuar në ruajtjen dhe mbrojten e Trashëgimisë Kulturore. Përkundrazi, ata janë përfituesit më të mëdhenj të fondeve publike për rindërtim apo për ndërtime të reja, por asnjë për zhvillimin e Trashëgimisë Kulturore.
Pse ndodh kjo? Sepse në Shqipëri nuk ka përfitim fiskal. Në Itali, nëse restauron një kishë, merr 65% zbritje taksash. Në Shqipëri, ligji nr. 27/2018 nuk parashikon partneritet publik-privat. Nëse do të restaurosh Kalanë e Rozafës, paguan taksa të plota, pa pronësi dhe pa të drejtë përdorimi.
KONKLUZIONI DHE MODELI I RI
Konkluzioni është i qartë. Investitorët realë sot janë Banka Botërore, BE dhe AADF, plus shteti me 1.13 miliardë lekë dhe rritje 300% duke mbuluar 40 monumente.
Zgjidhja do të ishte ligji "Adopto një monument", i praktikuar dhe marrë nga modeli italian. Çdo kompani e madhe merr një kala për 20 vjet, investon me standarde IKTK dhe fiton të drejtën për evente, marketing dhe 50% zbritje fiskale. Vetëm atëherë paratë e rindërtimit dhe restaurimit do të kthehen në vlera dhe modele mbrojtje. Vlera e vërtetë e një kalaje nuk matet me cmimin e restaurimit, por sa interes do të sjellë pas restaurimit, sa njërëz e vizituan, e jetuan historinë dhe ikën me një pjesë të saj në kujtesën e tyre.
Aktualitet
9 Tetor 2026, 10:42
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Policia e Shtetit ka reaguar pas email-et kërcënuese që u dërguan në disa institucione shtetëror...
Aktualitet
9 Tetor 2026, 10:36
E. D
FIER- Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me shkarkesa elektrike kanë shkaktuar defekte në linjat e furnizimit me energji elektr...
Aktualitet
9 Tetor 2026, 10:26
E. D
Leli Kaja
TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “arrest ...
Aktualitet
9 Tetor 2026, 10:23
E. D
SHBA- Në një reagim sqarues ndaj disa artikujve të publikuar në mediat e majta amerikane, Jared Kushner i jep fund spekulimeve mbi projekt...
Aktualitet
9 Tetor 2026, 10:08
E. D
foto ilustruese
EUROPË- Euro arriti një minimum 17-mujor kundrejt dollarit në tregtimet e hershme të së hënës, ndër...
Aktualitet
9 Tetor 2026, 10:00
E. D
pamjet nga përmbytjet
TIRANË- Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje në qytetin e Durrësit. Bëhet me dije se disa...
Aktualitet
9 Tetor 2026, 09:48
E. D
BURREL- Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje gurësh dhe inertesh në aksin nacional Burrel-Skuraj, veçan&e...
Aktualitet
9 Tetor 2026, 09:43
E. D
pamjet
TIRANË- Qarkullimi i automjeteve në Tiranë paraqitet i vështirë këtë të premte, ku që në orë...
Aktualitet
9 Tetor 2026, 09:32
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Disa institucioneve në Shqipëri u është dërguar një email me përmbajtje kërcënues...
Aktualitet
9 Tetor 2026, 09:30
E. D
foto ilustruese
UKRAINË- Tre politikanë të njohur ukrainas kanë bërë thirrje që lufta të përfundojë p&eum...