9 Tetor 2026, 11:00
Nga DOSJA

ANGLI - Sir Alex Ferguson dhe Roy Keane shkruan së bashku disa nga kapitujt më të lavdishëm të historisë së Manchester United, por marrëdhënia mes tyre u ndërpre në mënyrë të papritur në vitin 2005.
Pas më shumë se dy dekadash me kontakte të pakta dhe një raporti të ftohtë, trajneri legjendar duket se ka bërë një gjest pajtues nëpërmjet fjalëve të tij për ish-kapitenin në autobiografinë e re.
Sipas raportimit të “The Sun”, në librin e tij të ri, “Games of My Life”, Ferguson ka rikthyer në vëmendje gjysmëfinalen e kthimit të Champions League kundër Juventusit, në vitin 1999. Ajo ndeshje mbetet një nga mbrëmjet më të paharrueshme të Manchester United, që përmbysi disavantazhin 0-2 në Torino dhe fitoi 3-2, duke siguruar një vend në finalen e Barcelonës.
Ndarja e bujshme pas 12 vitesh së bashku
Kriza mes Ferguson dhe Keane nisi gjatë një grumbullimi parasezonal të Manchester United në Portugali, në verën e vitit 2005. Të dy patën një debat të ashpër për kushtet dhe organizimin e përgatitjeve, por përplasja nuk u mbyll me aq.
Më vonë, kritikat publike të Keane ndaj shokëve të skuadrës, pas një humbjeje të rëndë kundër Middlesbrough, e përkeqësuan edhe më shumë marrëdhënien. Intervista e tij për MUTV u konsiderua nga Ferguson si një shkelje serioze e disiplinës së brendshme.
Në nëntor të vitit 2005, Keane u largua nga Manchester United pas 12 vitesh, me klubin që njoftoi përfundimin e kontratës me marrëveshje të ndërsjellë. Ishte një fund i papritur për futbollistin që kishte qenë kapiten, lider dhe një prej figurave më të rëndësishme të epokës së Fergusonit.
“Ishte nata e tij më e madhe me fanellën e kuqe”
Pavarësisht ndarjes së hidhur, Ferguson nuk i ka kursyer vlerësimet për paraqitjen e Keane kundër Juventusit në vitin 1999.
Mesfushori irlandez shënoi një nga golat e rikthimit historik dhe udhëhoqi ekipin në një mbrëmje të jashtëzakonshme, megjithëse e dinte se kartoni i verdhë do ta linte jashtë finales për shkak të pezullimit.
“E di që Roy nuk kërkon vëmendje dhe as nuk interesohet për lëvdatat që i japin të tjerët, por ai dha gjithçka në atë ndeshje. Ishte nata e tij më e madhe me fanellën e kuqe”, shkruan Ferguson.
Më tej, ish-trajneri i United thekson se ajo paraqitje do të mbetet përgjithmonë pjesë e historisë së klubit.
“Për sa kohë që tregohen bëmat e United, performanca e Roy mes bombave të tymit dhe daulleve të Stadio Delle Alpi do të mbetet e gdhendur në kujtesën time dhe meriton të kalohet brez pas brezi”.
Fjalët e Fergusonit nuk konfirmojnë domosdoshmërisht një pajtim të plotë mes dy legjendave, por përbëjnë një vlerësim të rrallë publik për Keane, me të cilin ndau vite suksesi dhe një ndarje që la gjurmë në historinë e Manchester United.
B.T (Dosja.al)
Sport
9 Tetor 2026, 10:30
Matthieu Reeb, drejtori i përgjithshëm i Gjykatës së Arbitrazhit për Sportin, dje në Lozanë
ZVICER - Senegali dhe Maroku...
Sport
9 Tetor 2026, 10:00
ANGLI - Mikel Arteta do të shpërblehet me një pagë të majme pas rinovimit të kontratës me Arsenalin. Klubi londinez njoftoi...
Sport
9 Tetor 2026, 09:30
ANGLI - Erling Haaland ka reaguar publikisht për situatën e vështirë që po kalon Man.City jashtë fushës, duke u bër&eu...
Sport
9 Tetor 2026, 09:00
SHKODER - Vllaznia po kalon një ditë të trazuar, me zhvillime të njëpasnjëshme që kanë shtuar paqartësinë rr...
Sport
9 Tetor 2026, 08:30
BRAZIL - Neymar ishte protagonisti absolut i duelit mes Santosit dhe Flamengos. Pas një muaji jashtë fushave për shkak të dëmtimit, s...
Sport
8 Tetor 2026, 08:00
Neurokirurgun Leopoldo Luque
BRAZIL - Gjyqi për vdekjen e Diego Armando Maradonës ka hyrë në një fazë vendimtare, me prokuror...
Sport
8 Tetor 2026, 07:30
SPANJE - Toni Kroos dëshiron të fillojë zyrtarisht karrierën e tij si trajner. 36-vjeçari ka filluar procesin me Federatën Spa...
Sport
8 Tetor 2026, 20:15
SHKODER - Vllaznia po kalon një moment të vështirë, vetëm pak orë pas dorëheqjes së drejtorit sportiv Vioresin Sinani....
Sport
8 Tetor 2026, 18:17
Gianni Infantino, presidenti i FIFA-s
GJERMANI - Në takimin në Berlin, anëtarët e UEFA-s mbështetën kandidaturën e rinov...
Sport
8 Tetor 2026, 17:52
SPANJE - Real Madrid po përgatitet të rikthehet në fushë pas pauzës së kombëtareve, por brenda skuadrës vazhdojnë...