Celebrities Sport

Llogaritë e Lionel Messi-t, i shenjtëruar mes miliarderëve të sportit global!

Paratë e fituara në më shumë se 20 vite karrierë e bëjnë ish-numrin 10 të Argjentinës një nga sportistët më të pasur në botë.

Prej vitesh i shoqëruar nga skepticizmi për të çuar Argjentinën te lavdia botërore, ku mungonte nga viti 1986, Lionel Messi ka larguar çdo dyshim. Ai ngriti lart Kupën e Botës më 2022-shin me një paraqitje të paharrueshmë në finale ndaj Francës.

Ajo fitore e madhe i hapi rrugën e një tjetër faze të karrierës dhe jetës, që kulmoi me arritjen e një rekordi historik: një pasuri neto e vlerësuar nga Forbes prej 1.1 miliardë dollarësh, që e shenjtëron zyrtarisht mes miliarderëve të sportit global.

Në mbi 20 vjet karrierë si profesionist, të ardhurat totale të Messi-t kanë kapur shifrën 1.8 miliardë dollarë.

Rreth 1.2 miliardë dollarë vijnë nga pagat faraonike që ka marrë te klubet ku ka luajtur. Nga debutimi te Barcelona, ku ka arritur përfitime neto në gati 75 milion në sezon (u ble që 13 vjeç për 42 mijë euro pas një akordi të famshëm që u firmos në një tavolinë të vogël), për të kaluar te 35 milion në vit të PSG e deri tek eksperienca aktuale te Inter Miami.

Rreth 600 milion dollarë vijnë nga sponsorizimet e brand-eve globale dhe aktiviteti i sipërmarrjes jashtë fushe të argjentinasit.

Kur ishte në fund të kontratës me PSG-në, Messi mund të ndiqte rrugën e rivalit Cristiano Ronaldo në Saudi Pro League, duke pranuar oferta faraonike deri në 400 milion dollarë në vit. Por, zgjodhi Major League Soccer dhe Inter Miami-n, duke firmosur një kontratë deri më 31 dhjetor 2028 me klubin amerikan.

Paketa ekonomike totale e skuadrës amerikane është mes 70 dhe 80 milion dollarëve në vit (baza fikse e pagës rreth 28 milion). Vlera e vërtetë e shtuar qëndron në vizionin strategjik të babait-agjent (i ndarë nga jeta): një klauzolë unike që e lejon të blejë një kuotë në minorancë (rreth 10%) të klubit sapo të tërhiqet, duke e rritur vlerën e klubit nga 500 milion në më shumë se 1 miliard dollarë.

Portofoli ekonomik i “Pleshtit” zgjerohet nga shikueshmëria që i ofrojnë SHBA-të. Kontrata e përjetshme e firmosur më 2017-ën me Adidas (me këtë brand është testimonial nga 2006-a) pjesëmarrja te të ardhurat nga abonimet streaming të Apple TV në lidhje me MLS-në.

Pastaj është edhe aktiviteti si sipërmarrës. Nga rrjeti i restoranteve te pronësia e kompanive imobiliare dhe pjesëmarrja në botën e futbollit si aksioner (Cornellà, Deportivo Lsm në Uruguaji bashkë me mikun Luis Suárez dhe së fundi blerja e kuotave në mazhorancë e Eldense).

Një perandori e vërtetë ajo digjitale, me më shumë se 650 milion ndjekës në total (të paktën 517 milion në Instagram, 118 në Facebook, 5 milion në YouTube dhe 10 në platformën kineze Weibo).

Me këtë arritje, Messi futet në klubin e ngushtë të vetëm 4 sportistëve në histori, që kanë kaluar kufirin e 1 miliard dollarëve pasuri (ata në aktivitet), bashkë me LeBron James, Tiger Woods dhe Cristiano Ronaldo-n.

Në klasifikimin e përgjithshëm të më të pasurve të sportit botëror, të udhëhequr nga i paarritshmi Michael Jordan (mbi 4 miliardë dollarë), bëjnë pjesë legjenda si Magic Johnson, Cristiano Ronaldo, Roger Federer dhe David Beckham.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.