Zbardhen detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes, 9 Tetor, ku një sasi lënde plasëse u vendos në murin rrethues të banesës në pronësi 55-vjeçarit Xhelal Kurti në lagjen Nr.1 në Bathore në Kamëz.
55-vjeçari dhe djali i tij nuk rezultojnë persona problematikë apo me precedentë penalë, ndërsa në dëshmitë e tyre kanë deklaruar se nuk kanë dijeni se kush mund të jenë autorët e ngjarjes.
Sipas burimeve, djali i 55-vjeçarit merret me biznesin e montimit të kamerave të sigurisë. Ky aktivitet po verifikohet për të përcaktuar nëse ka pasur ndonjë konflikt të mëparshëm që mund të lidhet me shpërthimin.
Ngjarja ndodhi rreth orës 05:05. Nga shpërthimi u shkaktuan dëme në murin rrethues dhe në një automjet të parkuar, në pronësi të djalit të 55-vjeçarit. Deri më tani, motivi i shpërthimit mbetet i paqartë, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
LEXO EDHE:














