Çmimi Nobel për Paqen 2026 iu akordua gjyqtares së GJPN-së, Navanethem Pillay. Ish-komisionerja e lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, kryeson Komisionin Ndërkombëtar të Hetimit të OKB-së që akuzon Izraelin për gjenocid në Rripin e Gazës, për angazhimin e saj në promovimin e paqes dhe të së drejtës ndërkombëtare.

Lajmi u njoftua nga Komiteti Norvegjez i Nobelit, i cili theksoi se ky vlerësim synon të rikujtojë se shteti i së drejtës, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, përbën themelin e sistemit të krijuar për të garantuar paqen dhe për të zgjidhur konfliktet pa përdorur dhunën.

Komentin e parë pas dhënies së çmimit Pillay e dha nga Nuremberg ku foli për shpalljen e gjenocidit në Gaza.

"Gjëja e fundit që kam bërë është drejtimi i Komisionin e Pavarur Hetimor të OKB-së, i cili ka dokumentuar atë që ka ndodhur në Rripin e Gazës. Ne e kemi cilësuar si gjenocid dhe duhet guxim për t’i quajtur gjërat me emrin e tyre", tha ajo.

E lindur në Afrikën e Jugut në vitin 1941, Pillay ka qenë gjyqtare në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për Ruandën dhe në Gjykatën Penale Ndërkombëtare, përpara se të drejtonte Komisionerin e Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut nga viti 2008 deri në vitin 2014.

“Paqja kërkon drejtësi”, deklaroi Komiteti, duke nderuar një personalitet që, sipas tij, “me guxim dhe integritet të jashtëzakonshëm, i ka hapur rrugën një rendi juridik global më gjithëpërfshirës”.

Sipas Komitetit, Pillay ka luajtur një rol vendimtar për të garantuar që krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidi të ndiqen penalisht.

Vitin e kaluar, çmimi iu dha udhëheqëses së opozitës venezueliane, María Corina Machado, një zgjedhje që përgjithësisht u konsiderua e mirëpritur nga Donald Trump. Machado shkoi deri aty sa t'i ofronte atij medaljen e saj të artë të Nobelit, duke vlerësuar se ai e meritonte pas kapjes së presidentit Nicolás Maduro, megjithëse nuk arriti të siguronte në këmbim mbështetjen e tij politike.

Sipas një analize të Agjencisë Franceze të Lajmeve (AFP), arsyet që kanë përcaktuar përzgjedhjen e fituesve të Çmimit Nobel për Paqen kanë ndryshuar ndjeshëm që nga viti 1901. Vëmendja është zhvendosur nga promovimi i paqes drejt mbrojtjes së të drejtave të njeriut, një prirje që mori hov gjatë Luftës së Ftohtë.