web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sfidë historike, Shqipëria e vajzave gati për duelin me Uellsin

9 Tetor 2026, 11:00, Sport CNA

Sfidë historike, Shqipëria e vajzave gati për duelin me Uellsin


Kombëtarja e vajzave mbylli përgatitjet në stadiumin “Loro Boriçi”, në prag të sfidës historike ndaj Uellsit, e vlefshme për raundin e parë të play-off-it të Botërorit 2027.

Skuadra kuqezi është gati për një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e futbollit të vajzave shqiptare, me gjendjen e përgjithshme të ekipit shumë të mirë dhe pa probleme përpara kësaj sfide.

Vajzat zhvilluan seancën e fundit stërvitore nën drejtimin e trajnerit Armir Grima, me skuadrën tashmë të fokusuar maksimalisht te përballja. Atmosfera në kampin kuqezi është pozitive dhe të gjitha janë gati për të dhënë maksimumin në fushë.

Shqipëri–Uells luhet sot, 9 tetor, në stadiumin “Loro Boriçi”, në orën 18:00. Hyrja në stadium do të jetë falas.





Lajmet e fundit nga