Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se tashmë është çelur mundësia për t’u regjistruar në Provimin e Jurisprudencës.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit zyrtar, provimi do të zhvillohet në datat 21 dhe 22 nëntor 2026, ndërsa personat e interesuar mund të paraqesin kërkesat e tyre brenda këtij procesi.
Dorëzimi i kërkesave dhe i dokumenteve përkatëse do të jetë i mundur nga data 9 deri më 19 tetor 2026.
Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të përcaktuar nga Ministria e Drejtësisë.






