Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht lidhur me mesazhet kërcënuese të dërguara gjatë orëve të mëngjesit të sotëm në adresat elektronike të disa institucioneve shtetërore, ku pretendohej për vendosjen e lëndëve shpërthyese në ambientet e tyre.
Sipas njoftimit zyrtar të autoriteteve të rendit, strukturat e specializuara kanë nisur menjëherë verifikimet e imtësishme në të gjitha godinat e prekuara dhe, deri në këto momente, nuk është evidentuar asnjë rast i pranisë së lëndëve apo mjeteve shpërthyese.
Nën drejtimin e Prokurorisë, njësitë e krimit kibernetik dhe hetimit po vijojnë punën e intensifikuar në terren dhe në rrjetet digjitale për identifikimin e burimit, lokalizimin e adresave IP dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të dërgimit të këtyre mesazheve kërcënuese.
Në adresat elektronike zyrtare të disa institucioneve shtetërore është dërguar një mesazh kërcënues, në të cilin pretendohet për vendosjen e lënde shpërthyese në ambientet e tyre.
Policia e Shtetit ka nisur menjëherë verifikimet. Deri tani, nuk është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese.
Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit vijojnë punën për identifikimin e burimit të mesazhit.
Lini një Përgjigje