Live Updates /

Moti i keq përfshin vendin, "paralizohet" Tirana, përmbyten rrugët e Durrësit

*Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme me qarkullimin në qarqe të ndryshme të vendit. *Në Tiranë ka patur trafik kilometrik automjetesh duke lënë shoferët në pritje për orë të tëra. Ndërsa në Durrës rrugët kryesore janë mbuluar nga uji duke e bërë të pamundur qarkullimin. *Në Kukës ka patur rënie inertesh në disa akse rrugore duke bllokuar qarkullimin.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme me qarkullimin në qarqe të ndryshme të vendit. *Në Tiranë ka patur trafik kilometrik automjetesh duke lënë shoferët në pritje për orë të tëra. Ndërsa në Durrës rrugët kryesore janë mbuluar nga uji duke e bërë të pamundur qarkullimin. *Në Kukës ka patur rënie inertesh në disa akse rrugore duke bllokuar qarkullimin.

3 Postime
1 ORE ME PARE

Tirana "e paralizuar" nga trafiku, reshjet e shiut shkaktojnë kaos në kryeqytet

Moti i keq përfshin vendin, "paralizohet" Tirana, përmbyten
Pamje nga Tirana, 9 tetor

Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë vështirësi të shumta në qarkullim si pasojë e nivelit të lartë të ujit në rrugë ku infrastruktura lë shumë për të dëshiruar sidomos në rrugën Tiranë-Durrës.

Kryeqyteti u zgjua sot nën reshje të dendura shiu dhe me rrugë totalisht të bllokuara për shkak të trafikut të madh të automjeteve. Në disa zona veçanërisht përgjatë Unazës së Madhe, në Laprakë, Don Bosko, zonën e Ali Demit, Astir dhe Sauk, u krijuar trafik kilometrik dhe mijëra qytetarë mbetën të bllokuar për orë të tëra. Versus.al

1 ORE ME PARE

"Avazi" në Durrës, rrugët e qytetit përmbyten pas reshjeve të shiut

Moti i keq përfshin vendin, "paralizohet" Tirana, përmbyten

Ashtu siç ndodh gjithmonë sa herë që ka reshje të dendura shiu, edhe këtë herë rrugët e qytetit të Durrësit janë përmbytur. 

Për pasojë është krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe të kalimtarëve për shkak të nivelit të lartë të ujit në rrugët kryesore dhe rrugica. 

 

 

3 ORE ME PARE

Stuhi e reshje të dendura shiu në vend, vështirësi qarkullimi në disa qytete

Moti i keq përfshin vendin, "paralizohet" Tirana, përmbyten
Foto nga rruga Durrës-Tiranë, 9 tetor


Pjesa më e madhe e vendit është përfshirë nga reshje të dendura shiu gjatë mëngjesit të sotëm. 

Për pasojë janë krijuar vështirësi në qarkullim në disa zona të vendit për shkak të pranisë së lartë të ujit në rrugë. Në Kukës ku reshjet nisën që prej pasdites së djeshme, ka patur rënie gurësh dhe inertesh gjatë natës. 
Moti i keq përfshin vendin, "paralizohet" Tirana, përmbyten
Prania e gurëve në rrugë është evidentuar në akset Valbonë, Fierzë–Bajram Curri, Qafë Morinë, Kam–Krumë, Kukës–Qafë Mali, si dhe në rrugët në drejtim të Shishtavecit dhe Bushtricës. Versus.al

Poll