Kërc'ënim për bo'mbë në disa institucione, reagon Policia e Shtetit, sqaron ngjarjen
Një alarm për vendosjen e mundshme të lëndëve shpërthyese ka ngritur në këmbë Policinë e Shtetit këtë të premte, pasi disa institucione shtetërore kanë marrë mesazhe kërcënuese në adresat e tyre zyrtare elektronike.
Autoritetet njoftojnë se kanë nisur menjëherë verifikimet në terren dhe deri më tani nuk është evidentuar asnjë lëndë e rrezikshme, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë po punohet për identifikimin e burimit të e-mail-eve.
Policia e Shtetit
Në adresat elektronike zyrtare të disa institucioneve shtetërore është dërguar një mesazh kërcënues, në të cilin pretendohet për vendosjen e lënde shpërthyese në ambientet e tyre.
Policia e Shtetit ka nisur menjëherë verifikimet. Deri tani, nuk është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese. Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit vijojnë punën për identifikimin e burimit të mesazhit.


