Alarmi për bombë në institucionet e Shqipërisë, zbulohet vendi nga është nisur email-i

Aktualitet

Alarmi për bombë në institucionet e Shqipërisë,
Disa prej institucioneve shtetërore të vendit kanë marrë email-e kërcënuese, përmes të cilave pretendohet se është vendosur një mjet shpërthyes dhe paralajmërohet hakmarrje ndaj tyre.

Në mesazhet e dërguara, autori prezantohet si “udhëheqës i milicisë serbe” dhe përdor gjuhë kërcënuese ndaj institucioneve që kanë marrë komunikimet.

Mesohet se e-mail është nisur nga Unitropico, Universiteti Ndërkombëtar i Tropikut Amerikan, një universitet publik në Yopal, Kolumbi.

Nga domeni i tij është nisur e-maili me emrin Eduardo Padilla Lopez.

Lidhur me ngjarjen në fjalë Policia e Shtetit ka nisur menjëherë verifikimet. Deri tani, nuk është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese.

Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit vijojnë punën për identifikimin e burimit të mesazhit.

ME TE LEXUARAT