Dosja e call centerave, GJKKO pranon kërkesën e një tjetër të dënuare për pezullimin e dënimit

9 Tetor 2026 | 11:24

Pas Greta Gjocit një ditë më parë, GJKKO ka pranuar kërkesën për pezullimin e ekzekutimit të dënimit edhe për Antoneta Malon, të dënuar në dosjen e call centerave, si pjesë e grupit të Bruno Çobos.

Gjykata pranoi kërkesën e depozituar nga avokati i saj, Sokol Tahiraj, për pezullimin me gjashtë muaj të ekzekutimit të dënimit, për shkak se Malo është nënë e dy fëmijëve të mitur, përkatësisht 3 vjeç dhe 1 vjeç e 3 muaj.

Antoneta Malo është dënuar me 6 vite e 8 muaj burg, pasi është shpallur fajtore për mashtrim kompjuterik në bashkëpunim dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Vendimi u la në fuqi nga Apeli i GJKKO-së më 5 tetor 2026.

Në kërkesën e paraqitur në gjykatë, mbrojtja argumentoi se ekzekutimi i menjëhershëm i dënimit do të sillte pasoja të rënda për dy fëmijët e saj. Shqetësimi kryesor lidhej me djalin 1 vjeç e 3 muaj, i cili ka lindur para kohe dhe ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm nga e ëma.

Kërkesa u mbështet në nenin 476 të Kodit të Procedurës Penale, i cili parashikon shtyrjen e ekzekutimit të dënimit kur ai mund të sjellë pasoja të rënda për të dënuarin ose familjen e tij.

Një ditë më parë, GJKKO pranoi edhe kërkesën e Greta Gjocit për pezullimin e ekzekutimit të dënimit për një vit. Ajo është dënuar me 6 vite e 8 muaj burg për mashtrim kompjuterik dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, në kuadër të dosjes së call centerave të lidhur me Bruno Çobon. Gjoci përfitoi pezullimin pasi është nënë e një foshnjeje 4-muajshe.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mesazhet kërcënuese në disa institucione, policia: Nuk është evidentuar asnjë lëndë shpërthyese

Policia e Shtetit ka reaguar për sa i përket mesazheve kërcënuese për vendosjen e bombave në disa institucione. Sipas raportimit të policisë, pas këtij njoftimi...
10:52 | 09/10/2026

Lirohet nga burgu administratori i inceneratorit të Elbasanit, GJKKO e lë në arrest shtëpie

Leli Kaja administratori i ECO-ELB (inceneratori i Elbasanit) i arrestuar nga SPAK për korrupsion në vlerën e 4 milionë lekëve të vjetra është liruar nga...
10:47 | 09/10/2026

Everest Kazheli emërohet në krye të Kadastrës në Elbasan

Everest Kazheli është emëruar drejtor i Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) në Elbasan, duke zëvendësuar Ester Isain, e cila mbante këtë detyrë...
10:35 | 09/10/2026