Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka përcaktuar tarifat e reja për shitjen e karburanteve në tregun shqiptar. Sipas njoftimit zyrtar, gazoili i standardit SSH EN 590 do të shitet me pakicë me një çmim maksimal prej 213 lekësh për litër, ndërsa çmimi maksimal i shitjes me shumicë do të jetë 201 lekë për litër.

Për benzinën e standardit SSH EN, kufiri i çmimit me pakicë është vendosur në 194 lekë për litër, ndërsa për shitjen me shumicë në 182 lekë për litër.

Të lidhura

None found

Vendimet e Bordit hyjnë në fuqi sot, më datë 9, në orën 13:00, dhe do të zbatohen deri në mbledhjen e radhës, kur mund të reflektohen ndryshimet e reja të çmimeve.

Operatorët që do të konstatohet se kanë shkelur këto përcaktime do të përballen me pezullimin e aktivitetit.


Shtuar më 9.10.2026 11:22

Quantcast