web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përmbytjet në Durrës/ Gashi: Kur do të marrë masa konkrete bashkia për këtë situatë?

9 Tetor 2026, 11:21, Aktualitet CNA

Përmbytjet në Durrës/ Gashi: Kur do të marrë masa

Moti i keq që ka përfshirë vendin ka shkaktuar përmbytje të menjëhershme në shumë zona të Durrësit.

Kreu i PD-së në Durrës, Adrian Gashi, shkruan në një postim në rrjetet sociale se me reshjet e para të shiut, rikthehet i njëjti shqetësim dhe rrezik për qytetarët.

Ndërkohë ai ngre edhe shqetësimin për mungesën e masave të marra nga ana e bashkisë.

Gashi shkruan se ndërsa shumë familje ende nuk kanë marrë dëmshpërblimet për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e janarit sot rrezikojnë të përballen me të njëjtën situatë.

Postimi i plotë:

Kështu u zgjua sot Durrësi, nën ujë që në orët e para të mëngjesit!

Me reshjet e para të shiut, rikthehet e njëjta situatë, i njëjti shqetësim dhe i njëjti rrezik për qytetarët.

Sa herë duhet të përsëritet kjo situatë që Bashkia Durrës të marrë masa konkrete?

Nëse reshjet vijojnë edhe për disa orë, çfarë i pret banorët? I njëjti skenar si në janarin e këtij viti?

Ndërkohë që shumë familje ende nuk kanë marrë dëmshpërblimet për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e janarit, sot rrezikojnë të përballen me të njëjtën situatë.

A duhet të presin durrsakët përmbytjen e radhës që Bashkia të kujtohet për përgjegjësitë e saj? /CNA

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CNA TV (@cnatv.lajme)





Lajmet e fundit nga