Kuvendi i Shqipërisë miratoi në orët e para të 9 tetorit Reformën Territoriale, që parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46. Projektligji i mazhorancës socialiste mori 85 vota pro dhe 34 kundër, duke kaluar pragun prej 84 votash të nevojshme për miratimin e tij. Votimi u zhvillua pas një seance maratonë, të shoqëruar me debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës, ndërsa Partia Socialiste siguroi mbështetjen e grupit të saj parlamentar dhe tri vota shtesë nga deputetë të Partisë Socialdemokrate të drejtuar nga Tom Doshi.
Vëmendje morën edhe kritikat brenda vetë radhëve të socialistëve, ku Erion Braçe, Elisa Spiropali dhe Vullnet Sinaj kishin shprehur rezerva për mënyrën e konceptimit të reformës. Megjithatë, të tre deputetët votuan pro në momentin përfundimtar, duke mbështetur projektligjin që u miratua me shumicën e kërkuar. Debati për ndarjen e re administrativo-territoriale u përqendrua te mënyra e hartimit të hartës, organizimi i pushtetit vendor dhe ndryshimet që do të sjellë reduktimi i bashkive, ndërsa kundërshtimet e opozitës nuk arritën të pengonin miratimin e reformës.
LISTA e deputetëve që votuan PRO
Niko Peleshi Klodiana Spahiu Delina Ibrahimaj Erion Malaj Albana Koçiu Ervin Demo Mirela Kumbaro Furxhi Blendi Gonxhja Adea Pirdeni Skënder Pashaj Loer Kume Xhenis Çela Taulant Balla Olsi Komici Damian Gjiknuri Pirro Vengu Zegjine Çaushi Ermal Pacaj Aurora Mara Ulsi Manja Elton Korreshi Admir Kadeli Vullnet Sinaj Milva Ekonomi Onid Bejleri Fatmir Xhafaj Ermal Elezi Erion Braçe Aulona Bylykbashi Bledi Çomo Adi Qose Ogerta Manastirliu Belinda Balluku Blendi Klosi Evis Kushi Romina Kuko Arkend Balla Petrit Malaj Erjo Mile Ervin Hoxha Elisa Spiropali Lindita Nikolla Piro Dhima Sara Mila Briseida Çakërri Bora Muzhaqi Igli Hasani Ardit Bido Iris Luarasi Hysen Buzali Bujar Rexha Olta Xhaçka Ilirian Pendavinji Bledar Çuçi Ramion Kurti Agron Malaj Olta Xhaçka Ilirjan Pendavinji Bledar Çuçi Antoneta Dhima Ramion Kurti Kiduina Zaka Tërmet Peçi Genti Lakollari Hatixhe Konomi Saimir Hasalla Fadil Nasufi Agron Gaxho Besa Spaho Ornaldo Rakipi Klevis Jahaj Ilva Gjuzi Anila Denaj Tedi Mula (PSD) Besnik Brahimi (PSD) Shkurt Lasku (PSD) Arbjan Mazniku Asfloral Haxhiu Ani Dyrmishi Eduard Shalsi Vasil Llajo Enriketa Jaho Etleva Budini Ana Nako Alma Selami
Mes bashkive që humbasin statusin si njësi të veçanta vendore janë Fushë-Arrëzi, Klosi, Rrogozhina, Dimal, Poliçani, Patosi, Divjaka, Selenica, Maliqi, Këlcyra, Memaliaj, Libohova, Cërriku, Belshi dhe Përrenjasi.