Gjyqi për vdekjen e Maradonës, prokurorët kërkojnë deri në 12 vjet burg për ekipin mjekësor
Prokurorët argjentinas deklaruan të enjten se ekipi mjekësor që trajtonte legjendën e futbollit Diego Maradona në kohën e vdekjes së tij duhet të dënohet me deri në 12 vjet burg.
Pas një gjyqi gjashtëmujor, prokurori Patricio Ferrari kërkoi dënime më të rënda për tre nga të akuzuarit, të cilët i akuzoi për vrasje me dashje, ndërsa për tre të tjerë kërkoi dënime nga 4 deri në 5 vjet burg për vrasje nga pakujdesia.
Dënimi më i rëndë, 12 vjet burg dhe 10 vjet ndalim të ushtrimit të profesionit, u kërkua për neurokirurgun Leopoldo Luque, i konsideruar si mjeku i besuar i Maradonës dhe një nga personat kryesorë që merrnin vendime për trajtimin e tij.
Për koordinatoren mjekësore Nancy Forlini u kërkuan 10 vjet burg, ndërsa për psikiatren Agustina Cosachov, 8 vjet.
Prokurori i akuzoi tre të akuzuarit për mosmarrjen e masave korrigjuese, pavarësisht se kishin parashikuar rrezikun për shëndetin e futbollistit. Sipas prokurorit, shenjat paralajmëruese, si pamjaftueshmëria kardiake dhe edema, u përballuan me indiferencë.
Për psikologun Carlos Díaz u kërkuan 5 vjet burg, ndërsa për koordinatorin e infermierisë Mariano Perroni dhe infermierin Ricardo Almirón, nga 4 vjet burg. Për mjekun e shtatë të akuzuar, Pedro Di Spagna, prokurori nuk kërkoi dënim, duke argumentuar se ai nuk kishte autoritet apo kompetenca për të marrë vendime mbi shëndetin e Maradonës.
Prokurori e cilësoi ekipin mjekësor si “një grup amatorësh” që harruan se po trajtonin një pacient të rëndësishëm dhe me gjendje të ndërlikuar shëndetësore.
Diego Maradona, kampion bote me Argjentinën në vitin 1986, vdiq në moshën 60-vjeçare, më 25 nëntor 2020, nga një krizë kardiorespiratore e shoqëruar me edemë pulmonare. Ai u gjet i pajetë në shtratin e një banese të marrë me qira për rikuperimin pas një ndërhyrjeje neurokirurgjikale.
Gjyqi, i zhvilluar në 45 seanca, u përqendrua te vendimi për ta trajtuar Maradonën në shtëpi, në vend të një institucioni të specializuar, si dhe te mungesa e pajisjeve të nevojshme mjekësore, përfshirë një shtrat spitalor, defibrilator dhe ambulancë të gatshme.
Gjatë procesit u shqyrtuan shenjat paralajmëruese që, sipas disa ekspertëve, ishin shpërfillur nga ekipi mjekësor. Mes tyre ishin ënjtjet, vështirësitë në frymëmarrje dhe takikardia.
Të akuzuarit mohojnë përgjegjësinë për vdekjen e futbollistit argjentinas, duke argumentuar se shkaqet klinike nuk lidheshin me specialitetet e tyre dhe se roli i tyre në kujdesin ndaj tij ishte i kufizuar.
Verdikti i gjykatës pritet të shpallet pas përfundimit të deklarimeve përfundimtare të prokurorisë dhe mbrojtjes.
Çmimi i naftës rritet drejt nivelit 105 dollarë
Vjedhje rekord në Toskanë, grabiten 30 mijë shishe verë me vlerë 5 milionë euro
Shkon në 5 numri i viktimave nga shembja e ndërtesës 7-katëshe në Stamboll
- 12:35 Dyshohet se do kryenin atentat, 3 të arrestuar në Lezhë, sekuestrohen 3 pistoleta dhe motori i vjedhur në Suedi (EMRAT)
- 12:30 Berisha pas votimit të reformës territoriale: Akt antikombëtar, PD ka nisur mbledhjen e firmave për referendum
- 12:25 Peleshi: Bashkimi i Korçës me Maliqin krijon bashkinë më të madhe në vend për nga sipërfaqja
- 12:24 Elbasani përfshihet nga reshje të dendura shiu dhe shkarkesa elektrike
- 12:22 Nëna e Ronaldos pas largimit të tij nga kombëtarja: Ka qenë hero i Portugalisë, nuk mori vlerësimin që meritonte
- 12:15 Çmimi i naftës rritet drejt nivelit 105 dollarë