Reshje intesive në vend/ Kaos në qarkullim, qytetarët në Tiranë me orë në trafik! Lezha e Fieri pa energji elektrike (PAMJET)
Reshjet e shiut Lezhë, ndërpritet energjia elektrike(VIDEO) 9 Tetor, 11:13 Kaos nga moti i keq, mbi 30 fshatra n&eu...
Reshjet e shiut Lezhë, ndërpritet energjia elektrike(VIDEO) 9 Tetor, 11:13 Kaos nga moti i keq, mbi 30 fshatra n&eu...
FOTOLAJM/ Rama terror deputetëve, Braçe, Sinaj e Spiropali në rresht për një pro Territoriales 9 Tetor, 07:42 ...
Sot Kuvend/ Në rend dite “Territorialja”, Komisioni hetimor për “KAYO” e interpelanca me 4 Ministra. PD p...
Protestuesi kërkon t'i bashkohet protestës, por pengohet nga perimetri i sigurisë, i moshuari “shpërthen” n...
• Reshjet intensive kanë shkaktuar situata problematike në vendin tonë. • Si pasojë e reshjeve, Tirana u "paralizua" nga trafiku në disa prej akseve kryesore rrugore. • Në disa zona veçanërisht përgjatë Unazës së Madhe, në Laprakë, Don Bosko, zonën e Ali Demit, Astir dhe Sauk, u krijua një trafik kilometrik. •Edhe në disa qarqe të tjera të vendit reshjet e shiut kanë krijuar disa problematika. • Në Kukës reshjet kanë shkaktuar rënie gurësh dhe inertesh në disa akse rrugore. • Qytetarët këshillohen të lëvizin me kujdes, ndërsa në terren ndodhen kompanitë e mirëmbajtjes së rrugës. • Në Durrës disa rrugë patën prezencë të shtuar uji duke vështirësuar qarkullimin. •Fatmirësisht situata tani paraqitet e qetë dhe lëvizja e automjeteve vijon normalisht. • Në Fier, reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me shkarkesa elektrike kanë shkaktuar defekte në linjat e furnizimit me energji elektrike, duke lënë pa drita banorët e më shumë se 30 fshatrave në Fier Patos dhe Mallakastër. • Edhe në Lezhë, shiu ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona. • Bëhet me dije se ndërprerjet janë raportuar në njësitë administrative Kallmet, Dajç, Blinisht, Shënkoll, Kolsh dhe Zejmen, si dhe në disa zona të qytetit të Lezhës. • Ndërkohë në qytetin bregdetar të Vlorës prezenca e shtuar e ujit krijoi vështirësi në qarkullim. • Situata më problematike paraqitet në bulevardin Ismail Qemali dhe bulevardin e Palmave.
5 artikuj për këtë temë.

LEZHË- Reshjet e shiut ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona në bashkinë Lezhë. Bëhet me dije se ndërprerjet janë raportuar në njësitë administrative Kallmet, Dajç, Blinisht, Shënkoll, Kolsh dhe Zejmen, si dhe në disa zona të qytetit të Lezhës.
Ndërkohë, në lagjen Skënderbej, një linjë e tensionit të mesëm ka rënë mbi disa banesa. Ngjarja krijoi shqetësim tek banorët, ndërsa në njërën prej shtëpive janë konstatuar dëmtime të pajisjeve elektrike./Dosja.al

FIER- Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me shkarkesa elektrike kanë shkaktuar defekte në linjat e furnizimit me energji elektrike duke lënë pa drita banorët e më shumë se 30 fshatrave në Fier Patos dhe Mallakastër. Defekte si pasojë e motit të keq janë shkaktuar edhe në zonat rurale të Lushnjes.
Defektet u shkaktuan si pasojë e shkarkesave elektrike që prej mbrëmjes së të enjtes kur energjia u ndërpre fillimisht në fshatrat e Levanit. Sot në mengjes me përkeqësimin e motit defekte ndodhën edhe në zona të tjera.
Vetëm në Bashkitë Fier, Patos dhe Mallakastër janë jashtë funksionit tetë fidera. Për shkak të shkarkesave veçanërisht të shpeshta elektrike që po shoqërojnë reshjet e shiut, nuk ka nisur ende puna për riparimin e defekteve.
Probleme janë shfaqur edhe në disa akse rrugore brenda qyteteve dhe në ato interurbane pas bllokimit të shimbledhësve, por deri tani nuk ka raportime për bllokim të qarkullimit rrugor./Dosja.al
TIRANË- Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje në qytetin e Durrësit. Bëhet me dije se disa rrugë janë mbuluar nga uji, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve dhe të qytetarëve.
Si pasojë e grumbullimit të ujit në rrugë, qarkullimi i mjeteve është vështirësuar, ndërsa drejtuesit e automjeteve po hasin vështirësi, veçanërisht në segmentet ku niveli i ujit është më i lartë.
Situata e krijuar nga reshjet ka sjellë vështirësi në qarkullimin rrugor, ndërsa përmbytjet në rrugët e qytetit rikthejnë problematikat që shfaqen gjatë episodeve me reshje shiu./Dosja.al

BURREL- Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje gurësh dhe inertesh në aksin nacional Burrel-Skuraj, veçanërisht në zonën e Shkopetit. Si pasojë e reshjeve intensive, disa gurë janë shkëputur nga shpati i malit dhe kanë përfunduar në rrugë, duke u kthyer në rrezik për drejtuesit e automjeteve.
Përveç rrëshqitjeve të gurëve, rruga paraqet edhe probleme të tjera, si gropat e shumta në asfalt, mungesa e barrierave mbrojtëse anësore dhe e sinjalistikës rrugore. Drejtuesit të mjeteve u bëhet thirrje të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në këtë segment, veçanërisht në kohë me reshje shiu dhe gjatë orëve të natës./Dosja.al
TIRANË- Qarkullimi i automjeteve në Tiranë paraqitet i vështirë këtë të premte, ku që në orët e para të mëngjesit janë krijuar radhë të gjata trafiku në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit.
Situata më problematike raportohet në Unazën e Madhe, në segmentin nga Astiri në drejtim të Saukut. Në këtë aks, automjetet po lëvizin me vështirësi, ndërsa në disa pjesë janë krijuar radhë kilometrike.
View this post on Instagram
Reshjet e vazhdueshme të shiut dhe kushtet e pafavorshme atmosferike kanë ndikuar në ngadalësimin e qarkullimit, duke e bërë edhe më të vështirë lëvizjen për shkak të fluksit të lartë të automjeteve gjatë orarit të mëngjesit.
Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të ruajnë distancën e sigurisë, veçanërisht në segmentet ku trafiku paraqitet më i rënduar./Dosja.al