AKTUALITET /

Mblidhet sërish Bordi i Transparencës, ul çmimin e naftës dhe benzinës

Shkruar nga Versus

Mblidhet sërish Bordi i Transparencës, ul çmimin e naftës

Bordi i Transparencës u mblodh sot për të tretën ditë radhazi për të ricaktuar çmimet e karburanteve. 

Një ditë pasi vendosi rritjen e çmimit tavan, bordi sot ka vendosur uljen e çmimit të naftës me 4 lekë dhe atë të benzinës me 12 lekë.

Nga sot nafta do të shitet jo më shumë se 213 lekë/litri dhe benzina jo më shumë se 194 lekë për litër. Vendimet do jenë në fuqi deri në mbledhjen e radhës të bordit. Versus.al

Poll