E premte, 9 Tetor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Arrestohet 17-vjeçari në Vlorë, dyshohet se shiste drogë afër shkollave

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 17-vjeça në kuadër të operacionit “Shkolla të pastra”.

Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë bashkëmoshatari i tij.

Reklamë

Sipas policisë, dy të rinjtë u kapën nga shërbimet e Policisë, gjatë operacionit, në afërsi të një shkolle, në lagjen “Pavarësia”, duke qarkulluar me automjetin që e drejtonte pa leje, 17-vjeçari që u arrestua.

Gjatë kontrollit në automjet dhe kontrollit fizik ndaj këtyre dy shtetasve, u gjetën dhjetëra doza të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa. Dozat e lëndëve narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 3 celularë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.