LIVE UPDATES
Politike

Një ditë pasi u bëri "terror" për "Territorialen"/ Rama mesazh të vetëve: Njerëzit e gabuar pranë meje s’do më pengojnë të përmbush qëllimin

Në videon që kryeministri ka publikuar në Facebook, shfaqet një luan ku tregon betejën e tij, nga miqësia, te pabesia dhe këmbëngulja për të vazhduar për të ndjekur zjarrin.

9 Tetor 2026, 11:33 Nga E. D
Një ditë pasi u bëri "terror" për
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, pasi i "terrorizoi" deputetët e vet që të votonin pro Reformës administrative Territoriale, u ka përcjellë sot edhe një mesazh përmes një video. Në videon që kryeministri ka publikuar në Facebook, shfaqet një luan ku tregon betejën e tij, nga miqësia, te pabesia dhe këmbëngulja për të vazhduar për të ndjekur zjarrin.

Thëniet e plota në videon e publikuar nga Kryeministri Edi Rama:

I kërkova zotit dashuri. Ai largoi njerëzit nga jeta ime. I hutuar, e pyeta, pse? Sepse jo kushdo që ecën pranë teje është i destinuar të ecë bashkë me ty  Nuk do të lejoj kurrë një njerëzit e gabuar të të pengojnë të përmbushësh qëllimin që kam për ty. I kërkova paqe, ai lëshoi stuhi. Mes lotësh, e pyeta: Pse? Sepse paqja nuk është mungesa e stuhive, por forca për të qëndruar i palëkundur kur tërbohen stuhitë.

I kërkova forcë. Ai më ngarkoi barra mbi shpinë. I zhgënjyer, e pyeta: Pse? Forca nuk të dhurohet, ajo ndërtohet, ashtu si hekuri që kalitet në zjarr dhe merr formë nën goditjet e çekiçit. Karakteri yt formohet përmes asaj që ti përballon. I kërkova një rrugë më të lehtë. Ai vuri një mal përpara meje. I rraskapitur, pëshpërita: Pse? Sepse këmbët bëhen më të forta duke u ngjitur, jo duke qëndruar në vend.

Atëherë e kuptova. Zoti nuk po i shpërfillte lutjet e mia. Ai po u përgjigje atyre ndryshe nga ç’prisja unë. Ai nuk po ma bënte jetën më të lehtë, po më bënte mua më të fortë. Nuk mora jetën që kërkoja. Mora jetën që më përgatiste për çfarë më priste. Sepse rehatia rrallë na ndryshon. Hekurin e kalit zjarri, sprovat kalisin besimin. Duroje zjarrin. Zoti vazhdon të të japë formë.

Prej gati katër muajsh shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës përmes protestave. Dje u mbajt një protestë nga qytetarët, përfshi ata që preken nga shkrirja e bashkive të vogla, por pavarësisht kësaj, Rama siguroi votat. Ndonëse ai pati edhe deputetë që ishin kundër reformës, duke i vendosur ultimatum, Rama siguroi 85 vota, pasi i kërcënoi ligjvënësit me përjashtim nga partia.

Reforma Territoriale u miratua me 85 vota pro mes tensioneve në Kuvend. Reforma sjell riorganizimin e 15 bashkive, të cilat do të bashkohen me njësi të tjera vendore. Sipas ndarjes së re, Fushë-Arrëzi do t’i bashkohet Pukës, Klosi Matit dhe Rrogozhina Kavajës. Ndërkohë, Dimal dhe Poliçan do të përfshihen në bashkinë e Beratit, Patosi në Fier dhe Divjaka në Lushnjë. Në jug të vendit, Selenica do t’i bashkohet Vlorës, Maliqi Korçës, Këlcyra Përmetit, Memaliaj Tepelenës dhe Libohova Gjirokastrës.

Ndryshime parashikohen edhe në qarkun e Elbasanit, ku Cërriku dhe Belshi do të bashkohen me Elbasanin, ndërsa Përrenjasi do të jetë pjesë e bashkisë së Librazhdit. Struktura e re administrative do të ruajë 12 qarqet e vendit, ndërsa territori do të organizohet në 46 bashki, 71 qytete përbërëse dhe 387 njësi administrative. Sipas parashikimeve, zgjedhjet vendore të vitit 2027 pritet të zhvillohen mbi bazën e hartës së re territoriale./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll

Reshjet e shiut Lezhë, ndërpritet energjia elektrike

Reshjet e shiut Lezhë, ndërpritet energjia elektrike

Reshje intensive shiu, rrugët në Vlorë nën ‘pushtetin’ e ujit

Kaos nga moti i keq, mbi 30 fshatra në Fier, Patos dhe Mallakastër pa energji elektrike

Përmbytet Durrësi, rrugët mbulohen nga uji, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Berisha-Sinajt: Brenda 3 ditësh u shndërrove në eunuk!

Balluku mbërrin në Kuvend për të votuar "Territorialen", Bardhi hedh ujë në drejtim të saj

Rama terror deputetëve, Braçe, Sinaj e Spiropali në rresht për një pro Territoriales

Tensionet në Kuvend/ Bardhi qëllon Ramën me bidonin e ujit, Balliu e godet me vezë: O plehre

‘Territorialja’ miratohet në Kuvend me 85 vota/ Opozita bllokon foltoren

Nga deklaratat e forta kundër, tek votimi pro/ Braçe pas miratimit të reformës territoriale

Berisha ironizon Spiropalin: Fjalimin shoqëroje me votë ndryshe do regjistrohesh si hipokrite

Dule në Kuvend: Deputetët e PS nuk kanë parasysh interesat e vendit, janë të shantazhuar nga...

Spahia: Është një copëtim i hartës territoriale për interesa të Edi Ramës, ai ka frikë nga vota...

Spiropali paralajmëron votën kundër: Nuk është kjo reforma që duhet, nuk jemi kartonë këtu

Berisha: Nesër do të ngremë shtyllat e turpit dhe do të shkruajmë me gërma të zeza emrat...

Korreshi me tone ironike në Kuvend: Ça reforme doni ju, kallami është bërë si hu nëpër parcela

Blushi i ashpër në Kuvend: Esat Pasha është ringjallur por Avni Rustemi nuk vdes kurrë!

Vatër zjarri në Kotë të Selenicës, zjarrfikëset në vendngjarje

Berisha: Xhaçka ka luajtur kontrabandën e armëve me të shoqin kur ishte ministre e Mbrojtjes!

Protesta e 131-të/ Qytetarët kundër Reformës Territoriale: Shkrini qeverinë, jo bashkitë

GJKKO pezulloi dënimin, momenti kur Greta Gjoci del nga burgu i Pojskës me foshnjën në krah

Korreshi: Banorët nuk e duan bashkimin e Divjakës me Lushnjën!

Korreshi nuk i kursen batutat për Hartën Territoriale: Keni futur sharjen mes Divjakës dhe Lushnjës

Vatër zjarri në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Avokati i çiftit Mataj: Skandali i vjedhjes shtrihet në gjithë Shqipërinë

Banorët e Kelmendit ngrihen në protestë kundër ndërtimit të tre hidrocentraleve...

Mazniku: Reforma nuk është vetëm çështje hartash, duhen edhe kompetenca

Braçe kritikon Reformën Territoriale: Kjo nuk ndryshon kufijtë, por jetën e njerëzve

Kritikat e Braçes për Reformën Territoriale, deputetit i heqin mikrofonin

Përplasje Klosi-Berisha në Kuvend: Doni apo s’doni ju ne do ta votojmë reformën...

Berisha: Me pseudo-reformën territoriale po shtroni Shqipërinë për ta vjedhur më shumë!

Berisha: Po shuani bashkitë me një votë, po i hiqni shqiptarëve shërbimet dhe investimet!

Hetimet mbi tenderët publikë/ Paraqitet në SPAK drejtoresha e KESH, Viola Haxhiademi

"Çmendet" policia, dhunon në mënyrë shtazore protestuesit me grushta

Protesta kundër Territoriales, momenti kur policia kap zvarrë kryebashkiakun e Memaliajt

E tmerrshme/ Policia dhunon në mënyrë shtazore qytetarët, i ulin në tokë dhe i gjuajnë me shqelma

Berisha-Maznikut: Pse ti je këtu dhe Erion Veliaj është në burg për të njëjtat krime?

Provokoi protestuesit, qytetari gjuan me shpullë djalin e Paulin Sterkajt

Korreshi nxjerr foton e efektivit: Shan dhe i tregon hallatet protestuesve, se i ka si të Adi Hilës

Propozimi i Berishës: Të shkojmë në referendum për Reformën Territoriale

Policia përplaset me protestuesit, hedh spraj me shumicë ndaj qytetarëve, shoqërohet një person

Berisha: Balla arreston rivalët e bandave në këmbim të votave, ky është më bandit se këta

Tensionohet situata në protestë, hidhen lëndë piroteknike

Në Kuvend votohet sot për “Territorialen”/ Protestuesit mesazh deputetëve: Shkrini qeverinë

Bardhi thirrje deputetëve të PS: Mos u ktheni në kartona të Edi Ramës

Qytetari ndihet keq, lan sytë me qumësht, disa të tjerë përfundojnë në spital

Brenda Kuvend, jashtë protestë/ Persona me maskë "vëzhgojnë" nga tarraca e Toptanit

Bardhi: Rama shantazhoi dhe deputetët që i dolën kundër. Spiropali: S’me shantazhon dot askush

Artan Gaçi paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

Berisha: Vlora Hyseni u emërua këshilltare e Padrinos me rekomandim direkt të Aleksandër Vuçiçit