Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta

9 Tetor 2026, 11:50Ekonomia TEMA
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve,

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve. Duke nisur nga data 9 tetor 2026 çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 do të jetë jo më shumë se 213 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se  201 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 194 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 182 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 9 ora  13. 00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Lini një Përgjigje