Në Kuvend pati një debat maratonë për reformën territoriale, por duket sikur Shqipëria ka një problem shumë të madh. Çfarë pushteti ka bashkia?
Sepse mund të ndryshosh hartën sa të duash, por nëse nuk ndryshon pushtetin, ke bërë vetëm gjeografi politike.
Reforma e vitit 2014 e çoi Shqipërinë nga 373 njësi vendore në 61 bashki. Më pas u transferuan një sërë funksionesh te pushteti vendor, si pyjet e kullotat, ujitja e kullimi, arsimi parashkollor, rrugët rurale dhe shërbimet e zjarrfikësve.
Pra, bashkitë kanë kompetenca. Por debati serioz duhet të jetë nëse kompetencat, paratë dhe përgjegjësia ecin bashkë.
Edhe dokumentet zyrtare kanë pranuar se autonomia fiskale dhe përputhja e burimeve me kompetencat kanë qenë sfidë.
Kjo është çështja.
Jo sa kryetarë do të kemi.
Por sa pushtet do të kenë kryetarët.
Sa vendos bashkia?
Sa paguan?
Sa mbledh vetë?
Dhe për çfarë përgjigjet?
Sepse qytetari nuk jeton në hartën administrative. Jeton në një lagje, pret ujë, rrugë, shërbime, transport, pastrim, shkollë.
Kur këto nuk funksionojnë, ai duhet të dijë edhe një gjë shumë të thjeshtë:
Kujt t’i kërkojë llogari?
Kjo është politika e vërtetë e reformës territoriale.
Sepse nëse bashkia është përgjegjëse për një shërbim, duhet të ketë edhe kompetencën dhe burimin për ta bërë.
Përndryshe krijojmë një institucion që ka përgjegjësinë në letër dhe dikush tjetër mban çelësin në dorë.
Dhe atëherë mund të kemi 61 bashki, 80 apo 100.
Problemi nuk është numri i tabelave në hyrje të qyteteve. Problemi është se ku ndodhet çelësi i pushtetit.
Prandaj debati i Kuvendit duhet të zbresë nga harta te pushteti: më shumë apo më pak bashki mund të diskutohet; më shumë apo më pak vetëqeverisje duhet të vendoset.
Sepse decentralizimi nuk është të ndryshosh adresën e zyrës.
Është t’i transferosh realisht vendimmarrjen, paratë dhe përgjegjësinë më pranë qytetarit.
Përndryshe, reforma territoriale mbetet një lojë me numra: ndryshojmë sa bashki kemi, ndërsa pushteti vazhdon të jetë aty ku ka qenë.
Dhe kjo është arsyeja pse debati për numrin, pa debatin për pushtetin, rrezikon të jetë thjesht një reformë e hartës për të shmangur reformën e shtetit.
Po KY sikur pretendon se zhguni I ketij mullixhiu shkund humor Jo politike ! Filip Cakalli nuk e ka nderruar koriten , politike ka bere gjithmone .
Ore ke ndonje koment per ato qe ngrihen ne kete shkrim? Nese jo, ik pirdhu! haha
Ajo qe me cudit eshte : Sapo iku ky gjobaxhiu nga Fiks Fare.......emisioni nderroi komplet kursin : Flet kunder Lalit , kunder Beles..........apo zhgarravinat pronare te Top Qen kane nderruar bindje politike .....
Edhe spiropidhi i shqiperis re ja numroi rames pushtetet,dhe saliu terhoqi akuzen per 5 milion euro ne dogana,po si tha elisa ne te shoqin ne dogana"pse ka edhe rroge ketu"
Shume e drejte. Gjithe problemi eshte tek kompetencat qe do te kete pushteti lokal. Persa i perket pushtetit lokal ne demokraci ne kemi bere hapa mbrapa. Ne monizem vetem emrimet ne ushtri,polici dhe gjykate e prokurori nuk beheshin nga autoritett lokale.Gjithe te tjerat beheshin nga pushteti lokal. Kurse tani shendetesia ne vartesi te ministrise,arsimi ne vartesi te ministrise,ujsjellesi gjysmak,elektriku ne vartesi te OSHE-se dhe KESH. qytetari nuk ka ku te ankohet jo me te zgjidhi hallin. Opozita duhet te fokusohet tek kompetencat e pushtetit lokal jo harta. Por edhe Pozita duhet te kujdeset qe te hartoje nje ligj sa me bashkekohor dhe pa shume koklavitje. Nuk eshte e veshtire,vendos interesin e qytetarit ne qender dhe ligji behet kollaj.
28 bashki-rrethe kishte ne socializem me 4 miljone banore, sot me 1.5 miljone banore duam nga nje bashki per koke !
Filip Cakuli vetem fakti qe komentet e tua botohen ne gazeten Tema tregon qe je i besuari rregjimit. A kishe arsye te rreshtohesh te puthadoret dhe sejmenet?
Po ne I kishim bashkitë pa mbarim më parë dhe I bëmë më të mëdha për më mirë. Tani doli më keq
Zoti Filp, je shumë i vlefsshëm e serioz edhe si vëzhgues i problemeve politike,edhe si gazetar që i përciell mendimet me dashuri e shqetësim për këtë vend. Të uroj gjithë të mirat!
Cakuli sikur je NE pension ,je bere specialist pushteti.. Ke Lene humoring dhe merresh me politike.... Kemi harruar te qeshim. Zgerdhiemi me kurva dhe banalitete sepse nuk ka asgje.. Je vone Filip shume vone ,Po shkojne NE te seems,shtet koti me sharlatane qe nuk duan vendin e tryre.
Bravo Filip Greku edhe Grek edhe spiun sigurimi ; edhe Grek edhe gjobvenes...; edhe Grek edhe opinjonist...Filip c'thote kontrbanda e basteve qe drejton ne te zeze. Filip ke djalin drejtor ne Qeverri tek lojrat e fatit nje kombinim spektskolare , pa harruar vellane Kryetare Bashkie..! Suksese Filip Grekofili i Ramo Duros.
Bravo Filip Greku edhe Grek edhe spiun sigurimi ; edhe Grek edhe gjobvenes...; edhe Grek edhe opinjonist...Filip c'thote kontrbanda e basteve qe drejton ne te zeze. Filip ke djalin drejtor ne Qeverri tek lojrat e fatit nje kombinim spektskolare , pa harruar vellane Kryetare Bashkie..! Suksese Filip Grekofili i Ramo Duros.
RQ ma i madh i ketyre dekadave te fundit eshte ky
Ndersa une shkoj me tej: jo sa pushtet kane bashkite, por sa realitet kane duke zgjidhur problemt e tyre. Pra tek njerezit qe e ushtrojne pushtetin, i vogel apo i madh qofte. Ketu qendron o Filip se ti me gazeten Hosteni ke qene qe kur ke lere dhe diskretitoje njerezit me urdher te partise; sot na hiqesh njeri demokrat qe as bota nuk e ka. S'te njohin keta te rinjte ndaj dhe fluturojne me presh ne bythe kudo qe flasin e shajne me fjalorin me banal apo veprimet e atyre femrave ne bulevard: me mire te ngrene ndonje bordello me xhama qe te shuajne dhe zjarrin e rinise qe i kerkojne kryeministrit : duam te hame, te pime e te qime ! Kjo eshte dhe fytyra jote , Filip . ke dhe nje grek tjeter qe ka qene ne zerin e popullit qe te çane menderen me te shkruar...Jeni bere si pusetat e halese te bashkise Tirana ne vitin 1992-1995 . E mba mend Lanen ?!
Zagarivi Sakajeves ne gazeten Bashkimi,mban ison e tij!?Ne 373 badhkite e komunat e shokut Saluk u vodh e tere trashigmija e shqiptareve.katundaret qe zgjidheshin kryetare badhkije e komunash ne vendimet e para ishin.1.krijimi i tre firmave anonime,per letrat e tenderave.2.Blerja e nje makine luksoze qe nuk ishte pare ne krahine.Bkerja e nje fadrome sa me te vjeter......:
Kush dreqin e motivoi kete gjobaxhiun banal te filloje te flase per aktualitetin politik? Ka 20 vjet qe merr leke nga bizneset qe sulmojne njeri tjetrin, apo qe i ka vene ky ne shenjeseter, e tani flet ky per reformat e vendit?!