Dy raste të paligjshme me lëndë drusore, IKMT ndërhyn në Kukës dhe Dibër
Dy raste të paligjshme të prerjes dhe transportit të lëndës drusore janë konstatuar nga Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) gjatë kontrolleve në terren në qarqet Kukës dhe Dibër.
Në Kukës, Drejtoria Rajonale e IKMT-së ndërhyri në zonën e njohur si stanet e Lusnës, ku bllokoi 5 metër kub dru zjarri. Personat e përfshirë u shoqëruan nga policia, ndërsa lënda drusore u konfiskua dhe iu vu në dispozicion Njësisë Administrative Ujmisht, për t’u përdorur për ngrohjen e shkollës dhe të qendrës së fshatit.
Rasti i dytë u konstatua në qarkun Dibër, ku inspektorët bllokuan një automjet të ngarkuar me lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës, në aksin rrugor Linos–Guri i Bardhë–Martanesh.
Për këtë rast, ndaj subjektit u morën masa administrative, me gjobë dhe bllokimin e lëndës drusore.


Tentonte të shiste kokainë dhe kanabis pranë një shkolle në Vlorë, arrestohet 17-vjeçari
Dosja e call centerave, GJKKO pranon kërkesën e një tjetër të dënuare për pezullimin e dënimit
Mesazhet kërcënuese në disa institucione, policia: Nuk është evidentuar asnjë lëndë shpërthyese
- 11:43 Tentonte të shiste kokainë dhe kanabis pranë një shkolle në Vlorë, arrestohet 17-vjeçari
- 11:29 Gjyqi për vdekjen e Maradonës, prokurori kërkon deri në 12 vjet burg për ekipin mjekësor
- 11:24 Dosja e call centerave, GJKKO pranon kërkesën e një tjetër të dënuare për pezullimin e dënimit
- 11:15 Vjedhje rekord në Toskanë, grabiten 30 mijë shishe verë me vlerë 5 milionë euro
- 11:15 Shkon në 5 numri i viktimave nga shembja e ndërtesës 7-katëshe në Stamboll
- 11:11 Navanethem “Navi” Pillay fiton Çmimin Nobel për Paqen 2026