AKTUALITET /

Këmbenin para pa patur licencë, goditen 14 "exchange" në Fier, sekuestrohen 100 mijë euro e dollarë

Nën hetim për këtë veprimtari të paligjshme janë vendosur 14 persona.

Shkruar nga Versus

Këmbenin para pa patur licencë, goditen 14 "exchange"

Fier- Prokuroria ka nisur hetimet ndaj 14 personave të cilët dyshohet se ushtronin aktivitetin e këmbimit valutor pa qenë të pajisur me licencë nga Banka e Shqipërisë. Për 11 prej tyre është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi” ndërsa për 3 të tjerë “detyrim paraqitje”.

Gjatë kontrolleve në 14 subjektet tregtare, u sekuestruan 92 mijë euro, 4.5 milionë lekë dhe shuma të tjera në valuta të huaja së bashku me disa armë e sende  të mprehta.

Emrat e personave nën hetim:

Etland Dhamo

Hasan Shametaj

Enis ikonomi

Admir Iljazi

Laurenc Toska

Luan Zenelaj

Fatmir Dervishaj

Viktor Binaj

Denis Arapi

Rinush Stavri

Çlirim Sino

Çfarë u sekuestrua pas kontrolleve në pikat e këmbimit valutor dhe në shtëpitë e të dyshuarve:

* 4 461 000 lekë;

* 92 390 euro;

* 8 215 paund;

* 19 022 dollarë;

* 220 franga;

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Poll