Flash

Email kërcënues në të gjitha institucionet shtetërore, reagon Policia e Shtetit

Lapsi.al 9 October 2026

Email kërcënues në të gjitha institucionet shtetërore,

Një mesazh kërcënues për vendosjen e lëndëve shpërthyese në ambientet e disa institucioneve shtetërore është dërguar në adresat e tyre zyrtare elektronike, duke vënë në lëvizje policinë. Sipas Policisë së Shtetit, nga verifikimet paraprake nuk është konstatuar prania e lëndëve shpërthyese, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e autorit dhe burimit të mesazhit.

Njoftimi i policisë:

Në adresat elektronike zyrtare të disa institucioneve shtetërore është dërguar një mesazh kërcënues, në të cilin pretendohet për vendosjen e lënde shpërthyese në ambientet e tyre. Policia e Shtetit ka nisur menjëherë verifikimet.

Deri tani, nuk është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese. Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit vijojnë punën për identifikimin e burimit të mesazhit.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI