LIVE UPDATES
Politike

Çështja e pagave/ Çela: Nevojë për zgjidhje përfundimtare për pagat e magjistratëve

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e prokurorëve, Çela duke theksuar se çdo vendimmarrje duhet të jetë në përputhje me standardet e Gjykatës Kushtetuese dhe të mos shërbejë për shtyrjen e mëtejshme të problemit.

9 Tetor 2026, 11:53 Nga I.A
Çështja e pagave/ Çela: Nevojë për zgjidhje
Olsian Çela

TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka kërkuar një zgjidhje përfundimtare për pagat e magjistratëve. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e prokurorëve, Çela duke theksuar se çdo vendimmarrje duhet të jetë në përputhje me standardet e Gjykatës Kushtetuese dhe të mos shërbejë për shtyrjen e mëtejshme të problemit.

Çela bëri të ditur se Prokuroria e Përgjithshme e ka përcjellë këtë qëndrim edhe në komunikimet zyrtare me Kuvendin, ndërsa shprehu gatishmërinë për të kontribuar në çdo nismë që synon zgjidhjen e plotë të çështjes. Ai theksoi nevojën për një dialog konstruktiv mes institucioneve, në mënyrë që trajtimi financiar i magjistratëve të zgjidhet në përputhje me standardet kushtetuese.

Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme përsëriti gjithashtu kundërshtimin ndaj hartimit të një Kodi të ri Penal, ndërsa vlerësoi nevojën për përmirësimin e Kodit të Procedurës Penale. Sipas tij, ndryshimet ligjore duhet të synojnë rritjen e efikasitetit të hetimeve dhe gjykimeve, duke garantuar njëkohësisht të drejtat e palëve në proces.

Çela ngriti shqetësimin për zvarritjen e procedurave në fazën e seancës paraprake, duke e lidhur këtë problem edhe me disa ndryshime të bëra në Kodin e Procedurës Penale në vitin 2017. Ai kërkoi që çdo ndërhyrje ligjore të jetë e kujdesshme, të mbështetet në përvojën e krijuar dhe të marrë parasysh kapacitetet infrastrukturore dhe burimet njerëzore të sistemit.

Fjala e plotë:

Të nderuar të ftuar dhe kolegë, procesi i zgjedhjes së anëtarëve të rinj në Këshillin e Lartë të Prokurorisë përveç se është një element thelbësor që garanton  ripërtëritjen pjesore  të tij përmes një procesi zgjedhor transparent, në respektim të ligjit, shërben edhe për një reflektim mbi funksionimin e tij të deritanishëm, arritjet dhe mangësitë e vërejtura, vizionin dhe sfidat që do të duhet të kapërcehen. Nuk do të bëj një analizë  dhe as do të jap një opinion si Prokuror i Përgjithshëm mbi këto çështje pasi sot në fakt është dita kur secili prej jush, përmes votës për zgjedhjen e kandidatit apo kandidates së preferuar do të shprehë për aq sa e lejon procesi vullnetin dhe këndvështrimin e tij mbi të gjtha sa më sipër.

Megjithatë, duhet të them se është e rëndësishme që çdo prokuror të mbajë në konsideratë se çfarë ky këshill  ka bërë dhe do të bëjë sa i përket garantimit të pavarësisë së prokurorëve në ushtrimin e funksioneve të tyre, sigurimit dhe mbrojtjes së statusit, karrierës së bazuar tek meritokracia, llogaridhënies përmes një procesi disiplinor transparent dhe objektiv. Këto aspekte të funksionimit të këshillit të marra së bashku garantojnë funksionimin normal të prokurorisë si një nga komponentët kryesorë të sistemit të drejtësisë. Prokuroria është duke kaluar një periudhë tejet të vështirë  prej disa vitesh, për shkak të vakancave në organikë dhe mbingarkesës së punës të krijuar si rrjedhojë e tyre. Kjo u shoqërua me sfidat që natyrshëm sjell integrimi i një numri të madh magjistratësh të rinj në sistem si dhe me nevojën për ndërtimin e raporteve të reja brenda zyrave dhe mes niveleve, në kuadrin e nje prokurorie të decentralizuar.

Ka qenë kontributi dhe sakrifica e gjithsecilit prej jush që ndihmoi  në evitimin e kolapsit që rrezikonte sistemin e prokurorisë dhe përshtatjen graduale me organizimin e ri, pa mohuar në asnjë çast kontributin që Këshilli i Lartë i Prokurorisë  ka dhënë në këtë drejtim në përputhje me rolin e tij kushtetues. Megjithë arritjet pozitive në tërësi, duke veçuar sidomos objektivat që lidhen me procesin e integrimit të vendit, kemi ende shumë punë për të bërë. Ulja e numrit të dosjeve të mbartura, rritja e shpejtësisë dhe cilësisë së hetimit dhe përfaqësimit në gjykim, respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, konsolidimi më tej i bashkëpunimit me partnerët tanë brenda dhe jashtë vendit, rritja e kapaciteteve profesionale, teknike dhe infrastrukturore, kërkojnë një angazhim konstant e të gjithanshëm.

Sistemi i ri i menaxhimit të çështjeve që do të përfundojë në vitin 2028, përbën një sfidë sa i përket adaptimit efikas, por edhe një mundësi për t‘ja përshtatur përfundimisht veprimtarinë institucionale epokës dixhitale. Zgjidhja e problemeve të infrastrukturës në disa nga prokuroritë e vendit është nevojë urgjente dhe përbën një moment kritik që ka potencialin për të penguar mbarëvajtjen e punës dhe nuk mund të zgjidhet pa mbështetjen e ekzekutivit. Edhe pse është ecur mjaft në këtë drejtim përmes sigurimit të kushteve normale të punës në një pjesë të madhe të prokurorive, realizimi i projekteve të nisura në prokuroritë që kanë probleme si Tiranë, Durrës, Fier e Sarandë do të kërkojë kohë, ndërkohë që plotësimi i organikave do ta rëndojë situatën më herët se koha që nevojitet për realizimin e tyre. Gjetja e zgjidhjeve alternative në fazën e ndërmjetme duhet të shihet me prioritet nga të gjithë kontribuesit potencialë në këtë proces. Sigurimi i infrastrukturës së përshtatshme do të hapë dhe rrugën për plotësimin me staf ndihmës për prokurorët sipas standardeve evropiane.

Ndërsa kam mbajtur një qëndrim të qartë sa i përket kundërshtisë ndaj nevojës për një kod të ri penal dhe projektit të lidhur me të, vlerësoj pozitivisht çdo përpjekje për përmirësimin e kuadrit ligjor procedural penal. Prokuroria  do të jetë kontribues pozitiv në gjetjen e zgjidhjeve që sigurojnë një sistem hetimi dhe gjykimi efikas, i cili të garantojë njëkohësisht edhe të drejtat e palëve në proces. Përmirësimet në këtë aspekt janë një nevojë reale, aq më tepër në kushtet e mbingarkesës, e cila ka ardhur edhe si pasojë e disa zgjedhjeve inefikase në ndryshimet që ju bënë Kodit të Procedurës Penale në vitin 2017. Për të disatën herë përgjatë këtyre viteve më duhet të them publikisht se ka nevojë që procesi të mos ngadalësohet  në fazën e seancës paraprake, ndaj duhet të gjejmë zgjidhje të përshtatshme që respektojnë qartësisht funksionet procedurale në përputhje me standardet kushtetuese, dhe në këtë frymë sigurojnë edhe respektimin e garancive procedurale për palët. Përtej kësaj çështje, çdo ndryshim duhet të jetë i kujdesshëm, në përputhje me përvojën, por edhe kapacitetet që ne kemi në infrastukturë dhe burime njerëzore.  Megjithatë, duhet të theksoj domosdoshmërinë që procesi konsultativ të ketë frymë konstruktive, të jetë gjithëpërfshirës si dhe të marrë kohën e nevojshme.

Përtej sa më sipër, ka nevojë që të gjejë një zgjidhje përfundimtare çështja e trajtimit financiar të magjistratëve. Për këtë nevojitet një dialog real dhe konstruktiv mes të gjitha palëve, që synon zgjidhjen e problemit dhe jo shtyrjen e tij përmes vendimmarrjeve që nuk respektojnë standardet e vendosura nga Gjykata Kushtetuese. Këtë qëndrim Prokuroria e Përgjithshme e ka përcjellë qartësisht, si në komunikimet zyrtare me Kuvendin në fazën e procesit ligjvënës, ashtu edhe më pas. Ne do të mirëpresim dhe do të kontribuojmë aktivisht në çdo iniciativë që garanton një zgjidhje tërësore për sistemin e  pagave të magjistratëve në përputhje me këto standarde. U bë një vit nga krimi që i mori jetën gjyqtarit Astrit Kalaja, por ende nuk ka një zgjidhje tërësore afatgjatë për sa i përket sigurisë në ambjentet e punës. Edhe pse kemi marrë masa shtesë në të gjitha prokuroritë e vendit sa i përket forcimit të sigurisë, nevojitet të ndërtojmë një sistem sigurie solid të standardeve evropiane për të gjithë sistemin e drejtësisë. Ndaj do të rikthej sërish në vëmendje urgjencën e çështjes së infrastrukturës, e cila është e lidhur pazgjidhshmërisht me atë të sigurisë.

Nga ana tjetër, ne magjistratët, duhet të mbajmë parasysh nevojën për konsolidimin e integritetit dhe standardeve profesionale si dhe përmirësimin e efikasitetit e eficencës në drejtim të hetimit dhe gjykimit në tërësi. Duhet ende shumë punë nga ana jonë për të rikthyer besimin e publikut tek drejtësia. Kjo do të jetë një përpjekje dhe përgjegjësi e përbashkët, në përgjigje të sfidave që po kalon vendi dhe të pritshmërive të qytetarëve nga sistemi i drejtësisë.

Sfida për ne si prokurorë paraqitet më komplekse në kontekstin organizativ aktual, i cili mbështetet mbi shtyllat e pavarësisë funksionale dhe decentralizimit strukturor. Domosdoshmëria për të kontribuar të gjithë bashkë në funksionimin e këtij mekanizmi, kërkon në mënyrë të paevitueshme ndërveprim e koordinim,  si brenda zyrave, ashtu edhe mes niveleve. Thelbësor në këtë aspekt mbetet roli i drejtuesve që përmes veprimtarisë së tyre duhet sigurojnë lidhjen organike mes zyrave dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Pasiviteti dhe inkoherenca dëmtojnë funksionimin insitucional, ndaj kërkohet një kontribut aktiv i vazhdueshëm.

E kam theksuar vazhdimisht se rol kyç në këtë drejtim luan edhe qëndrimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, jo vetëm në drejtim të procesit të vlerësimit të magjistratëve apo llogaridhënies, por së pari në mbështetjen ndaj Prokurorit të Përgjithshëm për realizimin e përgjegjësisë që i ngarkon ligji e Kushtetuta për mirëfunksionimin e prokurorisë. Ndërtimi dhe konsolidimi i një marrëdhënieje konstruktive mes Prokurorit të Përgjithshëm dhe Këshillit  ka qenë dhe vazhdon të jetë prioritet dhe përbën një domosdoshmëri jetike për mirëfunksionimin e sistemit.  Progresi që kemi arritur në këto vite u konkretizua më tej me memorandumin e bashkëpunimit të lidhur këtë vit, i cili synon të krijojë një sinergji dinamike mes dy institucioneve.

Për të gjitha sa më sipër, është e nevojshme që ky proces zgjedhor, në gjithë spektrin e tij, të  bazohet mbi premisën e vullnetit pozitiv, për ndërtimin një marrëdhënieje konstruktive e transparente mes prokurorëve nga njëra anë dhe anëtarëve të zgjedhur e Këshillit të Lartë të Prokurorisë si organ kushtetues nga ana tjetër, që  i shërben funksionimit të tij efikas e në përputhje me standardet më të mira. Anëtarët e rinj të këshillit që do të zgjidhen nga kjo mbledhje e përgjithshme, do të bëhen bartës të një përgjegjësie kushtetuese e ligjore themelore në funksion të garantimit të mirëfunksionimit të shtetit të së drejtës dhe besoj se me përvojën e përkushtimin e tyre profesional do të jenë kontribues realë në forcimin e shtetit të së drejtës, ndaj dëshiroj t’i falënderoj kandidatët për angazhimin e tyre në këtë proces si dhe për integritetin e profesionalizmin e treguar gjatë fushatës që kanë zhvilluar e t’ju uroj atyre suksese.

Sot do të zhvillojmë edhe procesin e zgjedhjes së një anëtari nga radhët e prokurorëve në Këshillin Drejtues të Shkollës së Magjistraturës. Formimi profesional fillestar dhe formimi i vazhdueshëm i kandidatëve për magjistratë dhe magjistratëve, janë thelbësorë për ndërtimin e një sistemi drejtësie profesional dhe eficient. Roli i këtij këshilli është mjaft i rëndësishëm në garantimin e standardeve më të mira në këtë fushë, ndaj zgjedhja e anëtarit të ri duhet të vlerësohet me përgjegjësi maksimale në mënyrë që t’i përgjigjet pritshmërive më të larta që ju keni në drejtim arritjes së tyre. Anëtari i zgjedhur  duhet të sjellë një kontribut substancial në këtë këshill në përgjigje të atyre që janë edhe sfidat që po kalon sot sistemi i drejtësisë, ndaj në përfundim, duke u uruar edhe suksese dy kandidatëve, dua t’u përcjell atyre mesazhin e domosdoshmërisë së një angazhimi serioz, aktiv e konstruktiv në katër vitet e mandatit nga i zgjedhuri prej prokurorëve në këtë Këshill Drejtues.

olsian Çela

Sondazh

Poll

Reshjet e shiut Lezhë, ndërpritet energjia elektrike

Reshjet e shiut Lezhë, ndërpritet energjia elektrike

Reshje intensive shiu, rrugët në Vlorë nën ‘pushtetin’ e ujit

Kaos nga moti i keq, mbi 30 fshatra në Fier, Patos dhe Mallakastër pa energji elektrike

Përmbytet Durrësi, rrugët mbulohen nga uji, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Berisha-Sinajt: Brenda 3 ditësh u shndërrove në eunuk!

Balluku mbërrin në Kuvend për të votuar "Territorialen", Bardhi hedh ujë në drejtim të saj

Rama terror deputetëve, Braçe, Sinaj e Spiropali në rresht për një pro Territoriales

Tensionet në Kuvend/ Bardhi qëllon Ramën me bidonin e ujit, Balliu e godet me vezë: O plehre

‘Territorialja’ miratohet në Kuvend me 85 vota/ Opozita bllokon foltoren

Nga deklaratat e forta kundër, tek votimi pro/ Braçe pas miratimit të reformës territoriale

Berisha ironizon Spiropalin: Fjalimin shoqëroje me votë ndryshe do regjistrohesh si hipokrite

Dule në Kuvend: Deputetët e PS nuk kanë parasysh interesat e vendit, janë të shantazhuar nga...

Spahia: Është një copëtim i hartës territoriale për interesa të Edi Ramës, ai ka frikë nga vota...

Spiropali paralajmëron votën kundër: Nuk është kjo reforma që duhet, nuk jemi kartonë këtu

Berisha: Nesër do të ngremë shtyllat e turpit dhe do të shkruajmë me gërma të zeza emrat...

Korreshi me tone ironike në Kuvend: Ça reforme doni ju, kallami është bërë si hu nëpër parcela

Blushi i ashpër në Kuvend: Esat Pasha është ringjallur por Avni Rustemi nuk vdes kurrë!

Vatër zjarri në Kotë të Selenicës, zjarrfikëset në vendngjarje

Berisha: Xhaçka ka luajtur kontrabandën e armëve me të shoqin kur ishte ministre e Mbrojtjes!

Protesta e 131-të/ Qytetarët kundër Reformës Territoriale: Shkrini qeverinë, jo bashkitë

GJKKO pezulloi dënimin, momenti kur Greta Gjoci del nga burgu i Pojskës me foshnjën në krah

Korreshi: Banorët nuk e duan bashkimin e Divjakës me Lushnjën!

Korreshi nuk i kursen batutat për Hartën Territoriale: Keni futur sharjen mes Divjakës dhe Lushnjës

Vatër zjarri në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Avokati i çiftit Mataj: Skandali i vjedhjes shtrihet në gjithë Shqipërinë

Banorët e Kelmendit ngrihen në protestë kundër ndërtimit të tre hidrocentraleve...

Mazniku: Reforma nuk është vetëm çështje hartash, duhen edhe kompetenca

Braçe kritikon Reformën Territoriale: Kjo nuk ndryshon kufijtë, por jetën e njerëzve

Kritikat e Braçes për Reformën Territoriale, deputetit i heqin mikrofonin

Përplasje Klosi-Berisha në Kuvend: Doni apo s’doni ju ne do ta votojmë reformën...

Berisha: Me pseudo-reformën territoriale po shtroni Shqipërinë për ta vjedhur më shumë!

Berisha: Po shuani bashkitë me një votë, po i hiqni shqiptarëve shërbimet dhe investimet!

Hetimet mbi tenderët publikë/ Paraqitet në SPAK drejtoresha e KESH, Viola Haxhiademi

"Çmendet" policia, dhunon në mënyrë shtazore protestuesit me grushta

Protesta kundër Territoriales, momenti kur policia kap zvarrë kryebashkiakun e Memaliajt

E tmerrshme/ Policia dhunon në mënyrë shtazore qytetarët, i ulin në tokë dhe i gjuajnë me shqelma

Berisha-Maznikut: Pse ti je këtu dhe Erion Veliaj është në burg për të njëjtat krime?

Provokoi protestuesit, qytetari gjuan me shpullë djalin e Paulin Sterkajt

Korreshi nxjerr foton e efektivit: Shan dhe i tregon hallatet protestuesve, se i ka si të Adi Hilës

Propozimi i Berishës: Të shkojmë në referendum për Reformën Territoriale

Policia përplaset me protestuesit, hedh spraj me shumicë ndaj qytetarëve, shoqërohet një person

Berisha: Balla arreston rivalët e bandave në këmbim të votave, ky është më bandit se këta

Tensionohet situata në protestë, hidhen lëndë piroteknike

Në Kuvend votohet sot për “Territorialen”/ Protestuesit mesazh deputetëve: Shkrini qeverinë

Bardhi thirrje deputetëve të PS: Mos u ktheni në kartona të Edi Ramës

Qytetari ndihet keq, lan sytë me qumësht, disa të tjerë përfundojnë në spital

Brenda Kuvend, jashtë protestë/ Persona me maskë "vëzhgojnë" nga tarraca e Toptanit

Bardhi: Rama shantazhoi dhe deputetët që i dolën kundër. Spiropali: S’me shantazhon dot askush

Artan Gaçi paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

Berisha: Vlora Hyseni u emërua këshilltare e Padrinos me rekomandim direkt të Aleksandër Vuçiçit