Reshje intesive në vend/ Kaos në qarkullim, qytetarët në Tiranë me orë në trafik! Lezha e Fieri pa energji elektrike (PAMJET)
Reshjet e shiut Lezhë, ndërpritet energjia elektrike(VIDEO) 9 Tetor, 11:13 Kaos nga moti i keq, mbi 30 fshatra n&eu...
Reshjet e shiut Lezhë, ndërpritet energjia elektrike(VIDEO) 9 Tetor, 11:13 Kaos nga moti i keq, mbi 30 fshatra n&eu...
FOTOLAJM/ Rama terror deputetëve, Braçe, Sinaj e Spiropali në rresht për një pro Territoriales 9 Tetor, 07:42 ...
Sot Kuvend/ Në rend dite “Territorialja”, Komisioni hetimor për “KAYO” e interpelanca me 4 Ministra. PD p...
Protestuesi kërkon t'i bashkohet protestës, por pengohet nga perimetri i sigurisë, i moshuari “shpërthen” n...
Kërkesa është paraqitur nga avokati i saj, Sokol Tahiraj, i cili ka argumentuar se Malo ka dy fëmijë të mitur për të cilët duhet të kujdeset.
TIRANË- GJKKO ka vendosur të shtyjë me 6 muaj ekzekutimin e dënimit me burg për Antoneta Malon, e dënuar në dosjen e mashtrimeve përmes call center-ave, që lidhet me grupin e Bruno Çobos. Kërkesa është paraqitur nga avokati i saj, Sokol Tahiraj, i cili ka argumentuar se Malo ka dy fëmijë të mitur për të cilët duhet të kujdeset.
Sipas mbrojtjes, djali i saj ka lindur para kohe dhe ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm nga e ëma. Antoneta Malo është dënuar me 6 vite e 8 muaj burg për mashtrim kompjuterik në bashkëpunim dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Dënimi i saj u la në fuqi nga Apeli i Gjykatës së Posaçme më 5 tetor 2026.
Vendimi për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit vjen një ditë pasi Gjykata e Posaçme pranoi edhe kërkesën e Greta Gjocit për shtyrjen e vuajtjes së dënimit, për shkak se ajo është nënë e një foshnjeje. Të dyja gratë janë dënuar në kuadër të dosjes së mashtrimeve përmes call center-ave, që lidhet me grupin e Bruno Çobos.
Njoftimi i plotë
Me vendimin nr.66 të datës 27.10.2025 Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndër të tjera ka vendosur:
Deklarimin fajtor të të pandehurës Antoneta Malo (Pepkolaj) për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, e kryer në bashkëpunim, të posaçëm, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 143/b, paragrafi 2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe 25 i Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e saj me 10 (dhjetë) vite burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurës Antoneta Malo (Pepkolaj) për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e saj me 2 (dy) vite burgim.
Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve e pandehura Antoneta Malo (Pepkolaj) dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vite burgim.
Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Antoneta Malo (Pepkolaj) t’i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke e dënuar përfundimisht me 6(gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim.
Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në shtëpi”.
Me vendimin e datës 05.10.2026, Gjykata e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar la në fuqi vendimin nr. 66, datë 27.10.2025.
Shtetasja Antoneta Malo është nënë e dy fëmijëve të mitur, përkatësisht një vajze 3 vjeç dhe një djali 1 vjeç e 3 muaj. Djali i saj ka lindur para kohe dhe, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm nga e nëna e tij.
Këto rrethana familjare dhe shëndetësore janë të provuara me dokumentacionin përkatës, i cili ndodhet në fashikullin e gjykimit.
Bëjmë para kësaj gjykate paraqitjen e kësaj kërkese për pezullimin e ekzekutimit, duke marrë në konsideratë rrethanat konkrete dhe veçanërisht moshën shumë të vogël të fëmijëve dhe nevojën e veçantë për kujdesin e nënës.
II. LIGJI I ZBATUESHËM
Neni 476 i K.Pr.Penale; Shtyrja e ekzekutimit të vendimit
1. Gjykata që ka dhënë vendimin e dënimit, me kërkesën e të dënuarit, të mbrojtësit ose të prokurorit, mund të vendosë shtyrjen e ekzekutimit të vendimit në këto raste:
a) kur i dënuari vuan nga një sëmundje që pengon ekzekutimin e vendimit. Ekzekutimi shtyhet gjer në shërimin e të dënuarit;
b) kur e dënuara është shtatzënë ose me fëmijë nën një vjeç. Ekzekutimi shtyhet gjer sa fëmija të bëhet një vjeç;
c) kur vuajtja e menjëhershme e dënimit mund të sjellë pasoja të rënda për të dënuarin ose familjen e tij. Shtyrja e ekzekutimit në këto raste nuk mund të zgjatet më tepër se gjashtë muaj;
ç) në çdo rast tjetër që çmohet nga gjykata si i veçantë, duke u shtyrë ekzekutimi gjer në tre muaj.
2. Me paraqitjen e kërkesës gjykata ka të drejtë të pezullojë ekzekutimin e vendimit gjer në shqyrtimin e saj.
3. Gjykata arsyeton vendimin brenda 5 ditëve. Kundër vendimit lejohet ankim brenda 5 ditëve.
Gjykata e apelit vendos mbi ankimin brenda 10 ditëve nga data e marrjes së akteve.
Neni 26 i Ligjit nr.79/2020; Shtyrja e ekzekutimit të vendimit
Ekzekutimi i vendimit të dënimit mund të shtyhet nga gjykata që ka dhënë vendimin, me kërkesë të të dënuarit, mbrojtësit të tij ose prokurorit, sipas parashikimeve të Kodit të Procedurës Penale. Kur gjykata vendos shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve, prokurori administron vendimin dhe ndërpret veprimet procedurale për vënien në ekzekutim të vendimit.
III. ARSYETIMI LIGJOR
Kërkesa mbështetet në nenin 476/1, shkronja “c” dhe nenin 476/2 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe në nenin 26 të ligjit nr. 79/2020 “Për ekzekutimin e vendimeve penale”.
Në rastin konkret, vuajtja e menjëhershme e dënimit nga e dënuara Antoneta Malo do të sillte pasoja të rënda për familjen e saj, në veçanti për dy fëmijët e saj të mitur, njëri prej të cilëve është vetëm 1 vjeç e 3 muaj, ka lindur para kohe dhe, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm nga nëna.
Këto rrethana janë konkrete dhe të provuara me dokumentacionin përkatës shëndetësor dhe familjar, i cili ndodhet në fashikullin e gjykimit.
Në këto kushte, vlerësojmë se plotësohen kushtet e nenit 476/1, shkronja “c”, të K.Pr.Penale, duke qenë se ekzekutimi i menjëhershëm i dënimit mund të sjellë pasoja të rënda për familjen e të dënuarës.
Për këtë arsye, duke marrë në konsideratë dhe parimin e interesit më të lartë të fëmijës kërkohet shtyrja e ekzekutimit të dënimit për periudhën maksimale të parashikuar nga ligji, në mënyrë që të shmangen, në këtë periudhë veçanërisht të ndjeshme të zhvillimit të fëmijëve, pasojat e rënda që do të sillte ndarja e tyre nga nëna.
Gjithashtu, në zbatim të nenit 476/2 të K.Pr.Penale, kërkohet pezullimi i menjëhershëm i ekzekutimit të vendimit deri në shqyrtimin e kësaj kërkese.
Për sa më sipër,
KËRKOJMË :
1. Pranimin e kërkesës.
2. Pezullimin e menjëhershëm të ekzekutimit të vendimit deri në shqyrtimin e kësaj kërkese, në zbatim të nenit 476/2 të K.Pr.Penale.
3. Shtyrjen e ekzekutimit të dënimit të dhënë ndaj të dënuarës Antoneta Malo në zbatim të nenit 476/1, shkronja “c”, të K.Pr.Penale, për shkak të pasojave të rënda që ekzekutimi i menjëhershëm do të sillte për dy fëmijët e saj të mitur./Dosja.al
LEZHË- Reshjet e shiut ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona në bashkinë Lezhë. Bëhet ...
foto ilustruese TIRANË- Bordi i Transparencës ka njoftuar çmimet e reja të karburanteve në vend. Nafta do të shitet me 213 ...
ITALI- Është arrestuar në Itali, Aleksandër Baho, vëllai i Klevin Bahos, i cili mbeti i vrarë gjatë një atentati me ar...
Shqipëria, me një sipërfaqe relativisht të vogël, ka një trashëgimi të pasur natyrore dhe kulturore, të lasht&eum...
foto ilustruese TIRANË- Policia e Shtetit ka reaguar pas email-et kërcënuese që u dërguan në disa institucione shtetëror...
FIER- Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me shkarkesa elektrike kanë shkaktuar defekte në linjat e furnizimit me energji elektr...
Leli Kaja TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “arrest ...
SHBA- Në një reagim sqarues ndaj disa artikujve të publikuar në mediat e majta amerikane, Jared Kushner i jep fund spekulimeve mbi projekt...
foto ilustruese EUROPË- Euro arriti një minimum 17-mujor kundrejt dollarit në tregtimet e hershme të së hënës, ndër...
pamjet nga përmbytjet TIRANË- Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje në qytetin e Durrësit. Bëhet me dije se disa...