Të gjithë banorët e pallateve që nuk kanë një ashensor mund të aplikojnë në Bashkinë e Tiranës dhe të përfitojnë 50% rimbursim të shpenzimeve, kosto që do të mbulohet nga fondin i komunitetit.
“Ne si Bashki e Tiranës rimbursojmë vendosjen e ashensorit që është një ndër kërkesat më të kërkuara, ku të gjithë banorët e pallateve të cilët nuk kanë një ashensor mund të aplikojnë në Bashkinë Tiranë dhe përfitojnë 50% të rimbursimit nga Bashkia e Tiranës por të mos harrojmë që kemi edhe pensionistët dhe familjet të cilët marrin ndihmë ekonomike, ku Bashkia ua paguan 100% fondin e komunitetit”, thotë Dritan Dango.
Në fondin e komunitetit, përfshihet edhe zhvendosja e depozitave.
“Ato pallate të cilat kanë depozitat në katet e fundit të pallateve dhe duhet t’i zhvendosin në katin e parë me një depozitë të përbashkët, Bashkia e Tiranës do të rimbursojë 50% për banorët, dhe 100% për pensionistët dhe familjet në nevojë”, vijon ai.
Programi synon të ndihmojë komunitetet e banorëve në financimin e ndërhyrjeve që lidhen me përmirësimin e godinave dhe hapësirave të përbashkëta, duke përfshirë instalimin e ashensorëve, izolimin e tarracave dhe termoizolimin e fasadave.









Komente
Komento