Monitorimi në terren nga strukturat e Inspektoratit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit çoi në zbulimin e dy rasteve të tjera të prerjes së paligjshme dhe transportit të lëndës drusore pa dokumentacion.
Drejtoria Rajonale IKMT Kukës ndërhyri në zonën e njohur si stanet e Lusnës, ku bllokoi sasinë prej 5 meter kub dru zjarri.
Autorët u shoqëruan nga policia ndërsa lënda drusore u konfiskua duke ju vënë në dispozicion Njësisë Administrative Ujmisht për t’u përdorur për ngrohje për shkollën dhe qendrën e fshatit.
Gjithashtu, nga Drejtoria Rajonale IKMT Dibër u bllokua një mjet në aksin rrugor Linos - Guri i Bardhë - Martanesh, ngarkuar me lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës. Ndaj subjektit u morën masat administrative me gjobë dhe bllokim të lëndës drusore.










Komente
Komento