Parandalohet ngjarja e rëndë, policia zbulon planin për atentat, 3 të arrestuar në 4 qytete

Aktualitet

Parandalohet ngjarja e rëndë, policia zbulon planin për atentat,
Tre persona janë arrestuar nga Policia, pasi dyshohet se do të kryenin një atentat. Të arrestuarit dyshohet se kanë lidhje edhe me atentatet e ndodhura në Sarandë dhe Mirditë.

Operacionet policore janë zhvilluar në Shkodër, Lezhë, Kamëz dhe Sarandë. Hetimet vijojnë për të zbardhur rolin e personave të arrestuar dhe për të përcaktuar nëse ata kanë lidhje me ngjarjet kriminale të mëparshme.

Policia po vijon veprimet për dokumentimin e plotë të aktivitetit të dyshuar kriminal dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

ME TE LEXUARAT