Peleshi: Bashkimi i Korçës me Maliqin krijon bashkinë më të madhe në vend për nga sipërfaqja

9 Tetor 2026 | 12:25

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka folur nga Korça për reformën administrative dhe ndryshimet që parashikon harta e re territoriale për këtë bashki.

Sipas Peleshit, bashkimi i bashkive Korçë dhe Maliq do të krijojë një njësi të re me sipërfaqe 1 462 km², duke e renditur atë të parën në Shqipëri për nga shtrirja territoriale.

Peleshi tha se bashkia e re do të ketë rreth 100 mijë banorë dhe se bashkimi do të mundësojë administrimin e një territori të gjerë bujqësor, ku përfshihet edhe fusha e Maliqit, e dyta më e madhe në vend.

“Sipas hartës së re, bashkia e Korçës bëhet bashkia më e madhe në Shqipëri për nga sipërfaqja, me 1 462 km². Pra, siç e dini, Korça dhe Maliqi, dy bashkitë, bashkohen në një bashki të madhe të vetme dhe kanë një sipërfaqe jo vetëm më të madhe, por të shkëputur me 200 km² më shumë nga bashkia pasuese, që është Elbasani. Sipërfaqja e madhe nuk është për shkak të numrit të madh të popullsisë. Popullsia e bashkisë së re është rreth 100 mijë banorë, por kjo vjen për shkak të fushës së madhe të Korçës dhe të Maliqit, që tani janë një fushë. E quani fusha e Maliqit më mirë, që të përkëdhelim pak edhe ata që ende e shikojnë me skepticizëm reformën. Unë jam i bindur që është një gjë shumë e mirë. Në fushën e bujqësisë bashkohen në një dhe kanë nën administrim, në kuptimin gjeografik, pothuajse të gjithë fushën e madhe të Maliqit, që është fusha e dytë më e madhe në Shqipëri”, u shpreh Peleshi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prokurori i Përgjithshëm thirrje magjistratëve: Rritni efikasitetin, duhet të rikthejmë besimin e publikut te drejtësia

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, u ka bërë thirrje magjistratëve të punojnë për rritjen e efikasitetit të sistemit të drejtësisë dhe rikthimin e besimit të...
11:50 | 09/10/2026

Dy raste të paligjshme me lëndë drusore, IKMT ndërhyn në Kukës dhe Dibër

Dy raste të paligjshme të prerjes dhe transportit të lëndës drusore janë konstatuar nga Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) gjatë kontrolleve në terren...
11:49 | 09/10/2026

Dosja e call centerave, GJKKO pranon kërkesën e një tjetër të dënuare për pezullimin e dënimit

Pas Greta Gjocit një ditë më parë, GJKKO ka pranuar kërkesën për pezullimin e ekzekutimit të dënimit edhe për Antoneta Malon, të dënuar në dosjen...
11:24 | 09/10/2026