web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Komisioneri i BE-së për Drejtësinë "kryqëzon" Gogun: Ndalini ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale

9 Tetor 2026, 12:22, Aktualitet CNA

Komisioneri i BE-së për Drejtësinë "kryqëzon"

Ministri Toni Gogu dje ka zhvilluar një takim me Komisionerin Europian për Demokracinë, Drejtësinë, Shtetin e së Drejtës dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Michael McGrath.

Në qendër të diskutimit, sipas njoftimit të dhënë nga Ministria e Drejtësisë, ka qenë forcimi i shtetit të së drejtës dhe rruga e Shqipërisë drejt BE-së.

Gjatë takimit, gjithashtu nga Ministria e Drejtësisë njoftohet se është folur edhe për konsolidimin e reformës në drejtësi, qëndrueshmërinë e saj, përmbushjen e kritereve në rrugën e integrimit dhe rolin e Ministrisë së Drejtësisë në këtë proces.

Komisioneri i BE-së për Drejtësinë "kryqëzon"

Ministria gjithashtu ka njoftuar se mbetet e angazhuar për të çuar përpara reformat dhe përmbushjen e standardeve europiane, me synimin e drejtësisë më efektive, institucione që funksionojnë dhe garanci më të forta për të drejtat e qytetarëve.

Ky është njoftimi i dhënë nga Ministria e Drejtësisë. Ndërkohë që komisioneri i BE-së McGrath ka qenë mjaft i ashpër me Toni Gogun në lidhje me ndryshimet që kërkohen të bëhen në Kodin e Procedurës Penale.

Ndryshime, të cilat, sipas komisionerit të BE-së, nuk mbështesin reformën e mëtejshme në drejtësi, nuk mbështesin çuarjen përpara të luftës ndaj krimit dhe korrupsionit.

Gjithashtu, ai e ka konsideruar të njëanshme dhe ka theksuar se BE është anashkaluar në përgatitjen e Kodit të Ri të Procedurës Penale duke përdorur standardet e Këshillit të Europës.

Në Këshillin e Europës ka vende anëtare si Azerbajxhani, Armenia etj.

Komisioneri është shfaqur mjaft i shqetësuar dhe ka ardhur në Tiranë më 8 tetor 2026, vetëm një javë pasi kryeministri prezantoi ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale me 30 shtator të 2026.

Qeveria shpreson që me mbështetjen e propagandës dhe njerëzve që ka përdorur për hartimin e këtij Kodi të Procedurës, të cilët janë kryesisht akademikë dhe profesorë në BE, që i kanë sjellë Shqipërisë një Kod të ri të Procedurës Penale që është mbi standardet, ndoshta të Finlandës, Norvegjisë apo Danimarkës për Shqipërinë, i cili është vendi me nivelin më të lartë të krimit dhe korrupsionit në Europë.

E ndërkohë që SPAK-u po vazhdon luftën ndaj krimit dhe korrupsionit me hetime të shpejta, me arrestime, me çmontimin e grupeve kriminale dhe me korrupsionin skandaloz që ka pushtuar nivelet më të larta të pushtetit të Ramës, kryeministri përpiqet që të bëjë një Kod të ri Procedure për të shpëtuar të tijtë apo për të izoluar punën hetimore të prokurorëve.

Shqetësimi i komisionerit të BE-së i është dhënë përballë ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, i cili tashmë zyrtarisht ka Bashkimin Europian përballë për ndryshimet në Kodin e Ri të Procedurës Penale./ CNA





Lajmet e fundit nga