Reshjet e shiut Lezhë, ndërpritet energjia elektrike(VIDEO)
9 Tetor, 11:13
Kaos nga moti i keq, mbi 30 fshatra n&eu...
Politike
Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum(VIDEO)
Lajmin e bëri të ditur kreu i PD-së, Sali Berisha, i cili deklaroi se opozita do të shqyrtojë mundësitë për organizimin e referendumeve lokale dhe kombëtare.
9 Tetor 2026, 12:28Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Partia Demokratike do të vijojë betejën ligjore kundër Reformës Territoriale dhe ka nisur mbledhjen e firmave për një referendum. Lajmin e bëri të ditur kreu i PD-së, Sali Berisha, i cili deklaroi se opozita do të shqyrtojë mundësitë për organizimin e referendumeve lokale dhe kombëtare.
Në deklaratën e tij, Berisha e cilësoi votimin e reformës në Kuvend si një akt të paprecedentë dhe tha se PD-ja do të kundërshtojë shkrirjen e 15 bashkive.
"Nuk ka ndodhur ndonjëherë një votë e tillë më inkriminuese se sa mbrëmë në ora 1 e gjysmë e natës. Duke dënuar me forcën më të madhe këtë akt, PD deklaron se do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive dhe për projektin e saj 100 bashki plus. Në këtë kuadër, ne kemi nisur mbledhjen e firmave për referendum. Do të studiojmë të gjitha modalitetet e referendumeve lokale dhe kombëtare, me të cilat ne kemi bindjen më të thellë se mbrojmë interesat e qytetarëve shqiptarë nga një bandë, nga një organizatë kriminale që quhet parlament," tha Berisha./Dosja.al