Vidhnin shtëpitë natën teksa familjet flinin, arrestohen tre shqiptarë në Itali, dëmi rreth 55 mijë euro
Tre persona janë arrestuar nga Policia në kuadër të operacionit të koduar “Detajet”, pasi dyshohet se kishin planifikuar të kryenin një vrasje në zonën e Lezhës.
Sipas Policisë, dy prej tyre, të armatosur dhe të pajisur me skafandra, lëviznin me një motomjet të vjedhur në Suedi në rrugën e vjetër “Pllanë-Lezhë”, ndërsa personi i tretë dyshohet se bashkëpunonte me ta, duke i ndihmuar të largoheshin me automjet pas kryerjes së krimit.
Në pranga ranë Elden Tarja, 25 vjeç, banues në Barbullush, Kristian Ymeri(Shkambi) 34 vjeç, banues në Kamzë, dhe Vinçesk Piroli, 38 vjeç, banues në Kurbin, i cili, sipas Policisë, ka precedentë të shumtë penalë për krime kundër personit, brenda dhe jashtë vendit.
Operacioni u zhvillua nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Policinë e Shkodrës, pas marrjes së informacionit për lëvizjet e dyshimta të dy personave me skafandra në rrugën e vjetër “Pllanë-Lezhë”.
Pas kontrolleve dhe patrullimeve në zonën e Lezhës dhe në drejtim të Shkodrës, në aksin “Gjadër-Barbullush”, policia ndaloi një automjet tip “Volkswagen”, ku udhëtonin tre të dyshuarit. Sipas hetimeve paraprake, automjeti do të përdorej për largimin e tyre nga zona ku dyshohet se ishte planifikuar vrasja.
Gjatë kontrolleve fizike, në motomjet, në banesën e 25-vjeçarit dhe në ambientet përreth saj, u gjetën dhe u sekuestruan 3 pistoleta me krehra e fishekë, municion luftarak, automjeti dhe motomjeti i përdorur në këtë rast. Nga verifikimet rezultoi se motomjeti ishte vjedhur në Suedi.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Top Channel