
Pas miratimit të Reformës Territoriale që përmban shkrirjen e 15 bashkive, mes të cilave edhe atë të Selenicës, banorët kanë shprehur zhgënjimin e tyre për votën e deputetit Vullnet Sinaj.
Pavarësisht premtimit të tij për të mos e votuar reformën, Sinaj e votoi duke dalë nga fjala që kishte dhënë banorëve. Këta të fundit shprehën për mediat se nuk do ta votojnë më nëse shkon për t’u kërkuar votën.
“Gabim ai deputeti jonë dhe do vijë të kërkojë votën prapë ai. Unë për veten time nuk ia jap”.
“Deri pardje thoshte që do dal në mbrojtje, në fund votoi kundër”.
“E shkrinë me pahir se populli nuk donte. Nuk kanë pyetur popullin . jam I zhgënjyer edhe nga deputeti. Selenica është qytet mijëra vjeçar, përse e shkrijnë? Për të shpopulluar vendin? Se për këtë e bëjnë”- ishin disa prej deklaratave të banorëve. Versus.al

