Dyshohet se do kryenin atentat, 3 të arrestuar në Lezhë, sekuestrohen 3 pistoleta dhe motori i vjedhur në Suedi (EMRAT)

9 Tetor 2026 | 12:35

Tre persona janë arrestuar në Lezhë, pasi dyshohet se kishin planifikuar të kryenin një vrasje. Dy prej tyre lëviznin të armatosur dhe me skafandra me një motomjet të vjedhur në Suedi, në rrugën e vjetër “Pllanë-Lezhë”, ndërsa personi i tretë do t’i ndihmonte të largoheshin nga zona pas kryerjes së krimit.

Në kuadër të operacionit të koduar “Detajet”, Policia vuri në pranga shtetasit Elden Tarja, 25 vjeç, banues në Barbullush; Kristian Ymeri (Shkambi), 34 vjeç, banues në Kamzë, dhe Vinçesk Piroli, 38 vjeç, banues në Kurbin.

Operacioni u zhvillua nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Lezhë, në bashkëpunim me Policinë e Shkodrës, pas marrjes së informacionit për lëvizje të dyshimta të dy personave me skafandra në rrugën e vjetër “Pllanë-Lezhë”.

Pas kontrolleve dhe patrullimeve në zonë, shërbimet e Policisë ndaluan një automjet tip “Volkswagen” në segmentin rrugor “Gjadër-Barbullush”, ku udhëtonin tre të dyshuarit.

Gjatë kontrolleve, në automjet, në motomjet dhe në banesën e 25-vjeçarit, si dhe në ambientet përreth saj, u gjetën dhe u sekuestruan tri pistoleta me krehra e fishekë, municion luftarak, motomjeti i përdorur në këtë rast dhe automjeti tip “Volkswagen”.

Nga verifikimet rezultoi se motomjeti ishte i vjedhur në Suedi. Sipas Policisë, 38-vjeçari ka precedentë të shumtë penalë për krime kundër personit, brenda dhe jashtë vendit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha pas votimit të reformës territoriale: Akt antikombëtar, PD ka nisur mbledhjen e firmave për referendum

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një komunikim për mediat nga selia e PD-së, tha se votimi i reformës territoriale mbrëmjen e djeshme ishte...
12:30 | 09/10/2026

Elbasani përfshihet nga reshje të dendura shiu dhe shkarkesa elektrike

Reshjet e dendura të shiut dhe shkarkesat elektrike kanë përfshirë qytetin e Elbasanit tw premten. Pavarësisht motit të paqëndrueshëm, deri në këto momente nuk raportohet...
12:24 | 09/10/2026

Prokurori i Përgjithshëm thirrje magjistratëve: Rritni efikasitetin, duhet të rikthejmë besimin e publikut te drejtësia

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, u ka bërë thirrje magjistratëve të punojnë për rritjen e efikasitetit të sistemit të drejtësisë dhe rikthimin e besimit të...
11:50 | 09/10/2026