web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kodi i Procedurës Penale dhe retorika politike/ McGrath, takim “kokë më kokë” me Klodjan Brahon

9 Tetor 2026, 12:41, Aktualitet CNA

Kodi i Procedurës Penale dhe retorika politike/ McGrath, takim

Komisioneri Europian për Demokracinë, Drejtësinë, Shtetin e së Drejtës dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Michael McGrath, ka zhvilluar një takim me kreun e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Klodian Braho, gjatë vizitës së tij në Tiranë.

Gjatë takimit janë diskutuar çështje që lidhen me Kodin e Procedurës Penale, deklaratat politike ndaj SPAK-ut, si dhe forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit me Bashkimin Europian.

Kodi i Procedurës Penale është një prej çështjeve të rëndësishme në diskutimin mbi funksionimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Ndryshimet e propozuara në këtë kuadër kanë nxitur diskutime ku shpesh konsiderohen si një censurë apo diktaturë.

Një fokus i takimit ka qenë retorika politike ndaj SPAK-ut, në një kohë kur po luftohet korrupsioni në nivel të lartë duke përfshirë dhe politikanë apo krerë të institucioneve më të rëndësishme në Shqipëri.

Vizita e McGrath në Shqipëri zhvillohet në kuadër të marrëdhënieve mes vendit dhe Bashkimit Europian, me fokus te drejtësia, shteti i së drejtës dhe procesi i integrimit europian./ CNA





Lajmet e fundit nga